Pas replikës së ish-kryeministrit Sali Beriasha me kryedemokratin Lulzim Basha, ne lidhje me akuzat per inceneratoret dhe per dhunen ndaj grave demokrate para selise se PD, ka reaguar Partia Demokratike zyrtare.
Përmes një shënimi në facebook, PD thotë se fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentave dhe etikës së komunikimit të ish-kryeministrit.
Po ashtu në njoftim theksohet se shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.
“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës.
Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.
Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!” shkruhet në njoftimin e PD-së./m.j