• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha Ahmetajt: Je injorant në financa, ike me valixhe në 2005 në Rumani

by Java News
18/02/2016 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Kryeministri Berisha ka akuzuar Ministrin e ri të Financave Arben Ahmetaj si personin i cili ka ardhur në krye të financave për të bërë një krim ndaj qytetarëve, miratimin e marëveshjes së koncensionit për mbledhjen e TVSH-së, që sipas demokratit bëhet nga vëllai i Kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Berisha gjithashtu tha se Ahmetaj, është një njeri i cili nuk di asgjë përsa i përket financave dhe se ai në vitin 2005 u largua nga vendi si shkelës i kufirit.

“Ministër që shkarkohet se nuk donte të lejonte një marrëveshje korruptive nuk kam parë unë. A doli se është TVSH e Olsit dhe Edit sepse ai zotëria që hoqët nuk pranonte ta firmoste atë,  përshëndes punonjësit e Financave, ndihem krenar për ata që refuzuan dhe pranuan shkarkimin nga detyra për të mos lejuar aferën e fëlliqur të lidhur direkt me kryeministrin e vendit.

Cfarë e lidh atë me financat, në mënyrë absolute po ta marrin në provim ky nuk shkruan dot 5 fjali me korrektëse të doktrinës, financat janë shkencë ekzakte, ndaj dhe ky në financa është si miu në kafaz, ndaj shkon aty.  Në 2005 ike nga Shqipëria si shkelës kufiri, e ka arrestuar policia greke si shkelës kufiri, ike në Rumani kërkove azil politik, ky njeri i pagoi shuma marramendëse prokurorit të partisë dhe e mbylli. Ndaj dhe ky atë që s’pranoi ta bëjë Cani e punonjësit e tij merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka lexuar konceptin minimal të financës së një shteti. Po i detyroni qytetarët t’ju krrejnë me leckat nga zyrat, e kalove herën e parë kufirin me valixhe, nuk e bën dot më. Ti nuk mund ta merrje kurrë këtë mision”- tha Berisha.

Në kundërpërgjigje, Ahetaj i rekomandoi Berishës që të ngrejë një ekip ekspertësh dhe të shohë cdo dokument të firmosur prej tij si Ministër. Dhe, nëse gjen dicka të paligjshme, Ahmetaj do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen.

“Vur një ekip skrutinimi për cdo firmë timen. Jam gati që cdo shkresë që nga dita që kam qenë Ministër i Ekonomisë ti shohësh… dhe nëse gjen dicka të dyshimtë dhe që vërteton dicka, do të jap dorëheqjen.”- tha Ahmetaj.

Debati Berisha Peleshi

“Ju vidhni bashkërisht po patjetër….

Ti zvkryeministër, shkove aty për të bërë avokatin e prerjes kriminale të pemëve në Parkun e Liqenit. Ju jeni një lukuni. Po ç’ punë kishe ti, të bëhesh ushtari Erjon “Velicës”. Ka një etikë mor zotëri. Po çfarë e çon Peleshin të shkojë e të bëjë avokatin e Maznikut?… a ka ndodhur ndonjëherë kjo në histori?! Por sigurisht, kjo ndodh kur vjen puna për të mbushur xhepat.”- tha Berisha.

Por pas kësaj është kundërpërgjigjur Peleshi.

“E pranoj kritikën tuaj, përsa i përket pjesëmarrjes në këtë debat, por cështja është që unë lexova në atë incident, një përplasje të dy modeleve tona. Aty u përplasën dy modele të qeverisjes së territorit. Unë shkova atje për të apeluar që të mos politizohet më cështja e territorit. Të mos bëjmë politikë ku ndërtohet një kënd lojërash.”- tha Peleshi.

Debati Berisha Balla:

Berisha-Ballës: Të nxjerr jashtë!

Beqaj: Je kriminel

 Balla: O drejtues i seancës…

Berisha: Ça drejtuesi i seancës ore, seancën e kam unë tani. Se ti, po fole dhe njëherë…dil përjashta, nxirre jashtë se ta rregulloj unë ty.

Balla: Ruaj etikën ore.

Ilir Beqja: Boll ore boll. Mos fol ashtu.

Jozefina Topalli: Mos ndërhy ti.

Beqaj: Mbroni një kriminel këtu…

Sali Berisha: Shiko këtu ti se di të merrem dhe me ty unë…

Next Post

Nishani refuzon dekretimin e prokurorit që arrestoi Fullanin dhe Shpëtim Gjikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In