• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha abstenoi për borxhin 750 milionë euro, sot akuzon Bashën për atë që bëri vetë. Ja pse ‘Foltorja’ është lëvizje për të shpëtuar Familjen

by Java News
06/11/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Familja e tij akuzojnë Lulzim Bashën si bashkëfajtor me Edi Ramën për borxhin 700 milionë euro që u miratua javën e kaluar në Kuvend, duke iu referuar një udhëzimi me SMS të kryetarit të grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, ku u kërkonte deputetëve demokratë të abstenonin për eurobondin. Fillimisht kundër Bashës shpërtheu dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili e cilësoi kreun e PD-së si palaço që aktron, ndërsa e akuzoi për pazare me qeverinë dhe për përdorimin e partisë si plaçkë.

Në një linjë me dhëndrin e tij, Sali Berisha, akuzoi dje nga Berati Lulzim Bashën për mbështetjen e marrjes së borxhit, duke e etiketuar si njeri të fikur. “Borxhi publik po arrin 100%. Janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët shqiptarë. Dhe çfarë ndodhi tani në fund? Në mënyrën më të pabesueshme, bashkëfajtore në borxh, ish-kreu i PD apo kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike. A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisionet e parlamentit ta votojë edhe pro një borxh prej 720 milionë euro, më i madhi i marrë në historinë e vendit?! Si njeri i fikur që je s’mund të ndezësh shpresë as te vetja jote”, tha Berisha.

Nuk është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë miraton huamarrje ndërkombëtare, me propozim të qeverisë ‘Rama’. Me propozim të qeverisë, në vitin 2015, Kuvendi miratoi një borxh me vlerë 300 milionë euro, me një normë interesi 7.5%. Në votimin për borxhin, Sali Berisha, siç edhe konfirmon ky procesverbal votimi në 2 korrik 2015, ka abstenuar. Berisha ka mbajtur të njëjtin qëndrim që po mban Lulzim Basha sot. Madje, gjatë asaj seance, Sali Berisha, nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë për borxhin.

Në vitin 2018, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi një tjetër borxh me vlerë 450 milionë euro dhe me një normë interesi 5.75%. Siç edhe konfirmon ky procesverbal votimi i datës 20 shtator 2018, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në votim, një veprim ky i barazvlefshëm me abstenimin.

Sali Berisha ka abstenuar për një borxh në total me vlerë 750 milionë euro, ndërsa sot akuzon Lulzim Bashën për abstenimin për eurobondin. Akuzat për një veprim që e ka përsëritur vetë dy herë në 2015 dhe 2015, shtojnë dyshime të forta se ‘foltorja’ është një lëvizje që reflekton interesat e Familjes Berisha, përpjekjet për të marrë me çdo kusht PD-në për ta kthyer në mburojë nga veprimi i drejtësisë si dhe manovër për të përballuar pasojat e goditjes nga SHBA./shqiptarja.com-Adriatik Doçi/m.j

Next Post
Dubai vendi i bosëve të krimit, Hoxha: Drejtojnë bizneset e tyre dhe takojnë politikanë e personazhe showbizi

Dubai vendi i bosëve të krimit, Hoxha: Drejtojnë bizneset e tyre dhe takojnë politikanë e personazhe showbizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com