“Nëse jetoni në Bregun Perëndimor, mund ta mbani mend atë ditë”, kështu e nis shkrimin Christine Cube, e cila sjell pamje nga një tërmet që ka prekur Kaliforninë.
Bashkangjitur shkrimit ajo publikon edhe një foto ku shihet një person nën gërmadha dhe pranë tij, qeni besnik i cili i prek dorën me putër.
Kjo foto u përhap me shpejtësi ditën e sotme në vendin tonë, duke u cilësuar si “Foto e Ditës”, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë në mesnatë.
Por fotoja që u bë shpejt virale nëpër rrjete sociale nuk është shkrepur në asnjë nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur deri më sot Shqipërinë./e.s/












