• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më bëri të ndjeja shumë…” Bjordi flet për vdekjen e Adelajdës dhe lidhjen që kanë pasur

by A R
17/02/2018 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bjordi Mezini ka folur sot për ndarjen nga jeta të gazetares Adelajda Xhamanit, duke u shprehur se ata kanë kaluar një periudhë shumë të veçantë së bashku.

I ftuar në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin pas shumë batutash, faktesh dhe sekretesh, intervistës i erdhi rastësisht një moment delikat, ku Bjordi foli për Adelajda Xhamanin.

“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq…”

Reagimi lidhet me postimin e tij në Instagram, i cili iu kundërpërgjigj shumë komenteve negative ndaj shkrimit të tij të ndjerë në lidhje me lajmin e trishtë për humbjen e Adelajdës.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment”, sqaron Bjordi, “Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm gërma në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde. Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë.”

I pyetur nga Arjoni nëse këto fjalë ishin të padrejta për të edhe pse lidhja e tij me Adelën kishte shtatë vite që kishte përfunduar, Bjordi u përgjigj se po dhe se problemi më i madh në Shqipëri është se publiku nuk mund të ndajë pjesën e spektaklit me jetën private, me dëshirat dhe ëndrrat që një person ka.

“Njëherë që bëhesh person publik, je në pronësi të të tjerëve, kështuqë kur ti nuk jep atë që ata duan, normalisht do të reagojnë keq”, përfundon Bjordi.

Next Post
Organizata e lidhur me Kremlinin ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, 12 persona nën akuzë

Organizata e lidhur me Kremlinin ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, 12 persona nën akuzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In