Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç nuk mund ta mbante më postin e tij pas komenteve të pavenda për një gazetare të B92-it.
“Ne duhet t’i mbrojmë gratë në Serbi. Ky ishte një mesazh i keq për të gjitha gratë. Një ministër nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë”, deklaroi Vuçiç për gazatarët duke shtuar se Gashiçi ishte mik i tij dhe një nga ministrat më produktivë.
Vetë Vuçiç i kërkoi ndjesë gazetares së B92-shit në emër të qeverisë.
Ai konsideron se ofendimi i ashpër seksist ndaj gazetares, e cila përkulur para ministrit për të mos hyrë në fokusin e kamerave, ndërkohë që Gashiç po jepte një intervistë, ishte i papranueshëm.
“Më pëlqejnë gazetaret që përkulen lehtë”, i tha gazetares ministri, i cili më pas i kërkoi ndjesë.