Dalin pamjet e mjetit që bëri gara shpejtësie me policinë e Igumenicës, ndërsa brenda u gjet një sasi droge.
Mjeti i bardhë që drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar, theu trarët e kabinave të pagesës së rrugës dhe vijoi përgjatë Selanikut deri sa iu çanë rrotat.
Ndërkohë, brenda në mjet sipas burime janë gjetur dhe sekuestruar 63 pako që përmbanin 67 kg marijuanë. Në pranga mësohet se ka rënë shqiptari dhe një 16-vjeçar grek nga Selaniku.
/s.f