• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berberi nuk u arrestua për kasën, por dhunoi inspektoren (Vendimi)

by Java News
16/09/2015 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i një berberi për mungesë të kasës fiskale ka shkaktuar mjaft reagime në publik, duke e cilësuar këtë si diçka ekstreme të luftës kundër informalitetit. Berberi Taulant Hasanaj, mësohet se nuk është arrestuar për mungesë të kasës, por sepse ai ka dhunuar punonjësen tatimore që po kryente kontroll në subjektin e tij.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur kërkesën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Taulant Hasanaj , bazuar në nenin 238 të K.Pr.Penale. Me daten 09.09.2015, rreth orës 10, një grup inspektorësh të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, i përbërë nga shtetasit Marjeta Gogaj, Ina Cenko dhe Indrit Korbi, mbi bazën e urdhrit të punës me Nr 62564 të datës 05.09.2015, kanë ushtruar kontroll në rrugën” Mine Peza “, për të evidentuar subjektet private që nuk përmbushnin kushtet për të kryer aktivitetin e tyre privat.

Në pallatin Nr 102 të kesaj, rruge kanë ushtruar kontroll edhe në njësinë që shërbente si berberane e administrohej nga shtetasi Indrit Lluka.Pasi i kanë bërë me dije këtij të fundit se kush ishin dhe çfarë kërkonin, prej tij kanë mësuar se, ai nuk dispononte dokumentacionin ligjor për ushtrimin e aktivitetit dhe dyqanin e kishte marrë me qera prej shtetasve Saimir e Taulant Hasanaj.Nga inspektorët në fjalë, qeramarrësi i dyqanit është vënë në dijeni se, do t’i konfiskohej malli. Kur është vënë në dijeni për një gjë të tillë, Ai ka njoftuar pronarët e dyqanit dhe aty fillimisht ka ardhur shtetasi Saimir Hasanaj e më pas edhe shtetasi Taulant Hasanaj.

Pasi janë vënë në dijeni për situatën, shtetasi Taulant Hasanaj ka ndërhyrë dhunshëm ndaj inspektores Marjeta Goga, duke e kapur për krahësh, duke i hedhur në tokë dokumentet dhe duke e nxjerrë me forcë nga dyqani.Pas kësaj ai ka mbyllur derën e dyqanit dhe është larguar.Për ngjarjen janë njoftuar shërbimet e policisë. Për caktimin e masës së sigurimit ndaj personit nën Taulant Hasanaj, duhet të merret parasysh se për veprën e kryer nuk ka shkaqe padënueshmërie, parashikohet një dënim në maksimum pesë vjet burgim”.

vendimi

Next Post

Topi i Artë në Zyrih, vendoset data e ceremonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In