• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berati tejmbushet me turistë, muzeu Ikonografik “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

by A R
19/05/2024 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundjava në qytetin muze të Beratit ka qenë e tejmbushur me turistë, vendas e të huaj. Edhe pse viti 2023 u cilësua si viti më i suksesshëm për turizmin në Berat, ky vit duket se po vijon më furishëm se 2023-shi dhe kjo vihet re në çdo rrugë e lagje muzeale të qytetit.

Disa nga vendet më të frekuentuara nga turistët janë dy lagjet muzeale “Mangalem” e “Goricë”,pjesë e UNESCO-s, ku sheh çdo ditë turistë të befasuar nga ky qytet, ku çdo gur ka një histori për të treguar.

Këtë vit risi ka qenë edhe numri i lartë i vizitorëve në moshë të re, të organizuar me shkollat nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Por, padyshim që Kalaja dhe Muzeu Ikonografik “Onufri”, që shpalos në ikonat e tij bashkëjetesën fetare ndër shekuj, mbeten vendet më të frekuentuara nga turistët edhe për këtë vit.

Ashtu siç konfirmon edhe drejtori i këtij Muzeu, MIklor Pasku, muzeu Onufri është vizituar nga mbi 23 mijë turistë, gati dyfishi i numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

“Nga muaji Janar e deri më tani, Muzeu Onufri është vizituar nga mbi 23 mijë turistë, gati dyfishi i numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat na tregojnë se këtë vit do të kemi një dyfishim të numrit të vizitorëve në këtë muze, që për vitin që lamë pas ka qenë rreth 80 mijë vizitorë. Fluksi është i jashtëzakonshëm dhe na gjen edhe të papërgatitur dhe kjo është një sfidë shumë e madhe për orientimin e vizitorëve dhe për promovimin nga ana jonë të vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit“, tha Pasku.

Turistët pohojnë se Berati është një qytet i mrekullueshëm, me vepra arti të rralla, me shtëpi karakteristike, me dritare njëra mbi tjetrën, një qytet i pastër dhe me njerëz të dashur e mikpritës.

Koleksioni i Muzeut Ikonografik “Onufri” në Berat përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike dhe veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat e shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.

Të gjithë vizitorët mund ta prenotojnë online biletën e muzeut, ndërsa në brendësi të tij ata mund të njihen me veprat e ekspozuara me anë të një shërbimi audio në dhjetëra gjuhë të botës.

Next Post
Ish-deputeti i PD: Për fat të keq Shqipëria sot nuk ka opozitë, vendi ka nevojë për …

Ish-deputeti i PD: Për fat të keq Shqipëria sot nuk ka opozitë, vendi ka nevojë për ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In