Ndonëse në Tiranë mungon dhe me shumë mundësi nuk do të kemi as këtë vit një debat publik ndërmjet dy kandidatëve Erion Veliaj dhe Halim Kosova, të paktën nga Berati nuk e vuajnë këtë fakt. Kjo pasi dy kandidatët, ai i mazhorancës dhe ai i opozitës për Bashkinë e Beratit, kanë realizuar sot një bashkëbisedim të përbashkët me qytetarët.
Për Shqipërinë, ky është një një takim i pazakontë për mënyrën e ballafaqimit të kundërshtarëve politikë në fushata të tilla elektorale, por që në Berat ka ngjallur mjaft interes nga qytetarë të shumtë që morën pjesë.
Petrit Sinaj i ASHE dhe Kasem Mahmutaj i PR, kanë shpalosur programet e tyre për administrimin e Bashkisë.
Takimi u organizuar nga USAID mbi Programin për Qeverisjen Lokale. Kandidatët ju përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale dhe zhvillimit të zonës.
![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)








