• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berat, shkarkohet për shpërdorim detyre drejtori i hipotekës

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Baxhia, kryetari i ZRPP-së Berat është shkarkuar nga detyra për shpërdorim detyre pas kallëzimit penal ndaj tij dhe disa punonjësve të tjerë nga Kontrolli i Lartë të Shtetit. Shkarkimi është bërë nga Ministria e Drejtësisë pas raportit të KLSH të datës  9 shtator 2016 ku thuhet:

“Kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së tokës në pronësi.”

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 189/1,  datë 12.02.2016,  ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Berat, për periudhën 01.01.2013- 31.12.2015. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 70, datë 29.06.2016, të cilat janë përcjellë në subjekt me shkresën nr. 189/7, datë 30.06.2016.

Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

  1. Në 15 raste janë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe, bazuar në Aktin e Marrjes së Tokës në përdorim, që nuk përbëjnë titull pronësie, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a dhe pika 5 neni 45, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

  1. Në 20 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si pjesëtim pasurie, bashkim pasurie, pa patur dokumentacionin ligjor për regjistrimin e pasurive.

  1. Në 27 raste janë regjistruar pasuri të cilat nuk janë përfituar me Ligjin nr. 7501, datë 17.09.1991 “Për tokën”, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, germa ç pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

  1. Në 5 raste janë regjistruar më tepër 9756 m2 ullishte se AMTP, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

  1. Në 21 raste janë regjistruar pasuritë me mangësi në dokumentacion si mungesa e vulave, nënshkrimeve nga Kryetari i Komisionit të Tokës në fshat, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

  1. Në 1 rast është bërë pa patur akt pronësie, regjistrimi i pasurisë truall me sipërfaqe 951 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 180 m2, veprim në papajtueshmëri me nenin 24/a, Ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për Regjistruesin e ZVRPP-së A.B., dy ish regjistruesit A.M. dhe F.P., për 7 ish-specialistë: A.ZH. ish-specialist i Regjistrimit Fillestar, R.A. ish-Përgjegjës i Regjistrimit dhe Hartografisë, O.G. ish-hartograf, A.M. Ish-Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit Fillestar, S.S. e J.D. ish-hartograf e L.E. ish-Specialist i Regjistrimit Fillestar si dhe për 5 specialistë Sh.D. hartograf, F. Rr. Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit e Hartografisë, Z.C. e E.Ç. juristë, dhe A.Gj. juriste (apo dhe persona të tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve), për konsumim e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Dita/d.i.

 

Next Post
Jo vetëm sensualitet në tapetin e kuq. Ka edhe shkelma fluturues

Jo vetëm sensualitet në tapetin e kuq. Ka edhe shkelma fluturues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In