Një 33-vjeçar u arrestua nga Policia pasi u kap me lëndë narkotike.
Policia e Beratit finalizoi operacionin e koduar “Stacioni” duke arrestuar Stavri Micen, banues në lagjen “Kushtrim”, pasi shpërndante heroinë.
Gjatë kontrollit fizik, teksa u ndalua pranë stacionit të autobusëve urban, atij ju gjetën 11 doza heroine, të ndara në qese të vogla.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjet një sasi prej 60 kokrra Canabis Sattiva./a.m.











