Policia e Beratit me anë të një njoftimi bën të ditur se një 40-vjeçare nga fshatin Bardhaj i Ri, i ka dhënë fund jetës në banesën e saj duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar në spital për ti ardhur në ndihmë, por shtetasja me inicialet M.S, ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.07.2017, në fshatin Bardhaj i Ri, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetësia M.S, vjeç 40, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për hetime të mëtejshme.
ma.me