Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një automjet ka thyer kangjellat përgjatë urës së Goricës dhe ka rënë në lumin Osum.
Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se makina me targa angleze e ka marrë rrjedha për 500 metra, ndërkohë drejtuesi i mjetit ishte Klajdi Selenica, 24 vjeç. Ky i fundit është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që ka mbetur i plagosur por është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Për më tepër shihni pamjet e rënda që vijnë vendi i aksidentit.