Berat, konflikti për vijën e ujit, vritet 28-vjeçari
Një 28-vjeçar është vrarë në qytetin e Beratit, pas një konflikti për shkak të një vije uji. Sipas informacioneve të para të policisë së Beratit, viktima është Namik Gjika, 28 vjeç, ndërsa është qëlluar nga Fatmir Bregu, 34 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lybesh.
Në vendngjare ka shkuar policia dhe grupi hetimor i cili po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rretht Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.