Policia e Beratit ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 54 kg lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa është arrestuar edhe poseduesi. Në pranga ka rënë Ermal Hoxha, 27 vjeç, në fshatin Cerovë, Skrapar.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në banesën e tij në fshatin Cerove, Skrapar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 54 kg lëndë narkotike marjuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.









