Një rast i paprecedentë është regjistruar në qytetin e Beratit. Gruaja ka paditur ish- bashkëshortin e saj se i ka marrë djalin dhe nuk ia ka kthyer më. Sipas njoftimit të policisë 40- vjeçari me inicialet R.H. ka marrë djalin e tij në shtetin helen për një periudhë tre mujore dhe nuk e ka kthyer më në Berat. Kjo gjë ka shqetësuar dhe detyruar 32- vjeçaren të bëjë kallëzim penal në polici. Ndërkaq bëhet e ditur se djali nuk është rikthyer në shtëpinë e nënës së tij e ndërsa ka nisur policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit me inicialet R.H.