Berat/ COVID-19 përhapet në disa institucione në qytet

Lkjljl

BERAT

Rastet e infektimeve me Covid-19 po përhapen me shpejtësi në çdo institucion vendor e arsimor dhe mes bluzave të bardha në qarkun e Beratit,ndërkohë që edhe në 3 fasoneri janë shfaqur sërish infektimet mes punonjësve.Zyrtarisht sot u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë 14 raste infektimesh në të gjithë qarkun e Beratit,ndërkohë që raste të tjera,të testuara në privat për shkak të vonesës së përgjigjeve,kanë rezultuar pozitivë.

4 janë të infektuarit e sotëm mes radhëve të bluzave të bardha: 1 mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Berat,1 mjek imazherist në Spitalin Rajonal Berat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 në Berat. Infektimet kanë vijuar edhe në institucionet arsimore ku: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak në Berat dhe 2 mësuese në Urë-Vajgurore,njëra në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” dhe tjetra në gjimnazin “Muhamerr Janina” janë konfirmuar “pozitive” me Coronavirus.

Mes të infektuarve të sotëm me Covid-19 në qarkun e Beratit renditen: 2 Elektriçist, 1 punonjës në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime Berat, 1 punonjëse në Pallatin e Kulturës, 1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat, 1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare, 1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat, 1 polic në Burgun e Beratit dhe 1 inxhinier kimist në Doganën Berat. Edhe në disa fasoneri në Berat janë rikthyer infektimet me radhëve të punonjëve,kështu në 3 fasoneritë: “Gega”,”Malotex” dhe “Stela” në Berat e Kuçovë,janë konfirmuar 3 punonjës të infektuar me Coronavirus.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com