Policia e Beratit ka bllokuar dhe asgjësuar mbrëmjen e sotme 930 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa. Në kuadër të operacionit “Start” janë vënë në pranga shtetasit me iniciale R.D 62 vjec, A.D 44 vjec, A.D 29 vjec dhe A.D 38 vjec të gjithë banues në Kuçovë.
Sipas policisë lënda narkotike ishte mbjellë në fshatin “Magjat” komuna Perondi në Kuçovë.
Lënda narkotike shkonte nga 60 deri ne 102 cm ndërsa po në këtë operacion u sekuestruan edhe 75 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.










