Vetëm një javë ka kaluar nga mbyllja e merkatos, por Juventus ka nisur që tani hapat për verën e ardhshme.
Sipas Tuttosport, bardhezinjtë kanë bërë gati listën e lojtarëve për të blerë për sezonin 2017-16. Në krye të saj është Domenico Berardi, sulmues i Sassuolos. Nga jashtë Italisë, me vëmendje të veçantë po ndiqen mesfushorët e rinj Dahoud (Borussia Moenchengladbach), Tielemans (Anderlecht) e Bakayoko (Monaco). Nga Monaco pëlqehet edhe italo-braziliani Boschilia, si dhe braziliani tjetër, Malcom, i cili luan me Bordeaux.
d.i.










