• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqiri: Berisha ‘vdiq’ me non-gratan, Basha e varrosi. Curi: Pushteti trashëgohet!

by A R
19/12/2023 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri mendon se opozita po i vuan qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili edhe pse nën akuzë zyrtare, nuk pranon t’i dorëzohet kërkesave të SPAK-ut.

Sipas z. Beqiri, përveç humbjes së mbështetjes publike, as aleatët e Berishës nuk kanë si ta mbrojnë në pozitën ku ai ndodhet prej më shumë se dy vitesh, që kur u shpall non-grata për korrupsion familjar nga autoritetet amerikane.

“Berishën e dënuan me vdekje dhe e mori plumbin për vdekje fizike me non-grata amerikane. Lulzim Basha e bëri edhe fakt të kryer, se e varrosi duke e përjashtuar nga PD-ja dhe grupi parlamentar. Ai po bën një luftë me mullijtë e erës: një Don Kishot i cili del sot me ushtarët e tij besnikë, sepse vetëm Parti Demokratike s’ka atje, dhe del me ta që nuk janë Partia Demokratike. Një parti politike e regjistruar në gjykatë nuk del kurrën e kurrës të bëjë protestë kundër institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë: nuk bën protestë kundër SPAK, kundër Gjykatës në një kohë kur të kërkohet autorizimi për heqjen e imunitetit, por një forcë serioze i thotë atij që e udhëheq si protestë ‘zotëri, shko mbrohu ligjërisht atje, mos na fut në qorrsokak’. Ata që e ndjekin nga mbrapa shikojnë edhe një gjë tjetër: ky person ka aleatë, ka edhe deputetë në gjirin e vet. Por si del vetë dhe bën thirrje: të paktën të dalin aleatët, [Fatmir] Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka, Ilir Meta, dikush tjetër dhe të thonë ‘kjo është politike’. Por të tërë janë futur nëpër ferra. Është një betejë me mullijtë e erës,” u shpreh z. Beqiri.

Demokratët po trashëgojnë një “minë me sahat” nga Berisha, shtoi z. Beqiri.

“Asnjë trashëgimtar nuk e çel dëshminë e trashëgimisë për këtë farsë që ka lënë mbrapa Saliu. Është një minë me sahat. Nuk vete njeri pas zjarrit, pas krimit, pas kësaj trashëgimie që ka krijuar Berisha, nga më të zezat e këtyre tridhjetë viteve. Erdhi në pushtet me gjak dhe krim, nga 2 Prilli dhe 26 Maji i 1995, piramidat, Gërdeci dhe privatizimet që e shitën Shqipërinë.

Ai e di që tani që u hap rruga, SPAK i ka duart e lira, sepse nuk i takon më Parlamentit për autorizim për aferën CEZ-DIA, për Gërdecin, për vrasjet e marsit 1997, për grushtin e shtetit si një turp kombëtar. U hap shtegu dhe këto janë vepra penale për të cilat nuk do të kërkohet më masë sigurimi,” shtoi avokati.

Në studion e “3D” me gazetarin Alban Dudushi, situata me opozitën ndezi debatin mes avokatit Beqiri dhe analistit Arjan Curi.

Curi: Avokat Beqiri thotë se po zihen për diçka që ka vdekur, por e sotmja tregoi se është gjallë.

Beqiri: Po u mor masa e arrestit, ai vdiq. Po e more dhe e çove në arrest, çështja mbaron!

Curi: Trashëgimia politike familjare ka ndodhur dhe në Greqi, SHBA. Trashëgimia brenda familjes nuk është një hata.

Beqiri: Pse e ul nivelin? Kush është thelbi? Ai vdiq. Nuk lihet pasardhësi me 5 veta. Bombola me oksigjen ka mbaruar. Doni t’i mbani frymën gjallë atij me vogëlsira.

Curi: Avokat Beqiri po më mbyt fjalën e lirë dhe se kuptoj se pse shqetësohet kaq shumë.

/a.r

Next Post
“Vuçiç hajdut”, mijëra vetë protestojnë me vezë e domate në Beograd kundër zgjedhjeve

“Vuçiç hajdut”, mijëra vetë protestojnë me vezë e domate në Beograd kundër zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In