• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj viziton familjet e prekura nga tërmeti: Do ndërhyjmë në shtëpitë e dëmtuara

by Java News
14/08/2018 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranë banorëve të fshatrave Dukagjin e Derjan ishte dje deputeti i Qarkut të Dibrës Ilir Beqaj. Duke parë nga afër dëmet që banorët kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore, Beqaj tha se qeveria dhe pushteti lokal do të jenë pranë banorëve që patën dëmtime në banesat e tyre.

“Ne, jemi pranë banorëve të zonave të prekura për t’ua lehtësuar hallin që kanë. Qeveria dhe bashkia do të ndihmojnë familjet, shtëpitë e të cilave, janë dëmtuar. Brenda 15 ditëve duhet të ketë përfunduar vlerësimi real i dëmeve dhe pastaj duhet të ndërhyhet për eleminimin e tyre. Pa ardhur vjeshta duhet ndërhyrë në banesat e shembura apo plasaritura”, nënvizoi Beqaj.

Katër familje të fisit Bushi në fshatin Dukagjin të njësisë administrative Derjan, Bashkia e Matit flenë në qiell të hapur. Nga Emergjencat Civile janë dërguar dy çadra, ndërkohë nevojat janë për katër të tilla. Xhelal Bushi, rreth të 60-tave thotë se lëkundjet kanë qenë mjaft të forta.

“Tronditja ishte e madhe. Brenda dhomës ku u shembën gurët e oxhakut dhe murit flinte nipi i vogël. Për momentin menduan se nuk do ta nxirrnim dot. Veç zhurmës u krijua një shtëllungë pluhuri. Hyra shpejt brenda, mora djepin e nipit një vjeç dhe dola jashtë. Edhe fqinjët dolën shpejt nga shtëpitë e tyre. Situatë më të vështirë nuk kemi parë ndonjëherë”, u shpreh kryefamiljari.

Bashkia e Matit ka ngritur tetë grupe pune për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fundit. Ato po evidentojnë problemet e krijuara në njësitë administrative Macukull, Derjan, Lis, Rukaj, Komsi, Baz, Ulëz e Burrel. Fillimisht po kqyret situata e krijuar dhe pastaj është menduar të zbresin në terren specialistët e vlerësimit të dëmeve.

a.ç

Next Post
Pajisja që parandalon shtatzëninë fut në gjyq gratë australiane me gjigantin e farmaceutikës

Pajisja që parandalon shtatzëninë fut në gjyq gratë australiane me gjigantin e farmaceutikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In