• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Vijojmë plotësimin me repartet e kardiologjisë edhe në Tiranë

by A R
18/03/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër kabinet kardiologjie është vënë në funksion për banorët e kryeqytetit. Janë mbi 5500 pacientë të cilët kanë probleme me zemrën dhe 230 mijë banorë të Tiranës, të cilët kryejnë vizitat pranë Qendrës së Specialiteteve Nr. 3, do të marrin shërbim më të specializuar falë aparaturave të vendosura në këtë kabinet. Kështu, pacientët do të mund të kryejnë ekzaminimin e ekos kardiake, si dhe provat ushtrimore, apo të ekzaminohen me Holter tensioni arterial apo Holter ritmi kardiak.

Gjatë përurimit të këtij kabineti, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka theksuar se investimet e bëra në fushën e kardiologjisë pikërisht pranë Qendrave Shëndetësore kanë ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiake. Nga ana tjetër ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë është duke kryer një sërë investimesh tek kujdesi parësor duke u ofruar shërbim shëndetësor pacientëve pranë zonave të banimit.

“Unë besoj se ne vazhdojmë të demonstrojmë fuqizimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe sidomos fuqizimin e kujdesit për sëmundjet kardiovaskulare. Ky është një angazhim programor dhe padyshim sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundjet me barrën më të madhe të sëmundshmërisë në vend. Në Tiranë kemi praktikisht katër kabinete të tilla të cilat kanë filluar të funksionojnë prej disa javësh dhe bashkë me 11 kabinetet që janë në spitalet rajonale të vendit, pra kemi 15 kabinete që ofrojnë kujdes shëndetësor përveç kujdesit shumë më të specializuar që ofrohet në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” ka pohuar ministri Beqaj.

Hapja e këtyre kabineteve pranë Qendrave Shëndetësore të Specializuara sipas Ministrit të Shëndetësisë  ishte edhe më e nevojshme pas nisjes së kontrollit bazë falas për moshat 40-65 vjeç, pasi qytetarët të cilët rezultonin me probleme nga “check–up” duhet të vijonin të tjera kontrolle të specializuara. “Kabinetet u bënë edhe më të domosdoshëm për të vijuar zbatimin efektiv të kontrollit bazë. Pra nëse ne ofrojmë “check-up” për shumë shqiptarë, rastet kur nga “check-up” ka dyshime do të duhet të vijonin me trajtimin e mëtejshëm të ekzaminimeve, dhe ky kabinet është mishërimi i këtij vazhdimi të kujdesit,” ka pohuar Beqaj.

Next Post

Faktet që nuk i keni ditur kurrë për Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In