Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka uruar Milva Ekonomin për postin e saj më të ri, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
“Urime dhe suksese për postin e ri. Faleminderit për punën dhe përkushtimin këto dy vjet e gjysmë bashkëpunimi ne Ministrinë e Shëndetësisë”, ka shkruar Beqaj në Twitter.
Prej dy vitesh, Ekonomi ka qenë zv/ministre e Shëndetësisë.