• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj thumbon Dulen: Gratë gjirokastrite nuk do lindin më në Greqi

by A R
04/06/2016 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri  Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur idhët djë kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në parlament. Teksa flisnin për investime dhe punë, ministri Beqaj u shpreh jo pa ironi se tanimë gratë gjirokastritë fale maternitetit të ri, nuk do ju duhet të shkojnë në Greqi për të lindur si dikur, por do lindinnë Gjirokastër dhe fëmijët do regjistrohen si shqiptarë, në Shqipëri.
 Replika e ministrit Beqaj me Deputetin Vangjel Dule në Kuvend 
Është shumë e rëndësishme pasi ne duhet të konsolidojmë marrëdhëniet me FMN-në, të cilat në këto tre vite, na mbështetën për të krijuar një situatë shumë më të favorshme, të besimit në financat publike. Dhe, falë kësaj marrëveshjeje, ne kemi sot një situatë shumë më të shëndetshme.
Por, meqenëse z. Dule bëri një ftesë për qeverinë, unë nuk mund të rri pa iu përgjigjur, sepse, sigurisht, që për çdo njeri është shumë normale të pranojë nëse dështon, dhe unë, z. Dule, dua të kërkoj ndjesë për dështimin e ndërtimit të Maternitetit të Gjirokastrës.
Prej dje, gratë gjirokastrite nuk duhet të shkojnë të lindin jashtë vendit të tyre, por do të lindin aty, dhe fëmijët që lindin aty ta marrin vendlindjen në Shqipëri. Janë 1.7 milionë dollarë që janë investuar nga qeveria për maternitetin e Gjirokastrës. Ka filluar e njëjta gjë me maternitetin e Sarandës. Janë 3 milionë dollarë për të rikonstruktuar dhe pajisur maternitetin e Sarandës dhe për të zgjeruar spitalin në funksion të mbështetjes së sezonit turistik. Por, në radhë të pare, nënat e Sarandës nuk do të shkojnë për të lindur – dhe fëmijët nuk duhet të marrin një vendlindje ndrydhe nga ajo e prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre.
Meqenëse jemi në prag të sezonit turistik, ka edhe diçka tjetër. Që nga dje falë partneritetit publik- privat të anatemuar nga të gjithë si herrezia e Ilir Beqes apo qeverisë, nga dje, 35 pacientë nuk do të duhet të shkojnë nga Vlora në Fier apo në Tiranë për të bërë dializën, por mund ta kryejnë dializën në Vlorë.
Janë 10 vetë të cilët do të kthehen nga emigracioni, sepse jetonin në Greqi jashtë dëshirës së tyre, sepse nuk kishin mundësi të udhëtonin në Fier apo Tiranë për të bërë dializën. Dhe që të ofrosh dializën në Vlorë do të thotë që ta mbështesësh direkt sezonin turistik. Janë agjencitë turistike, të cilat sjellin turistë të huaj dhe kanë mirëpritur dhe mezipritur këtë çast në mënyrë që në ofertat e tyre tu vijnë turistë, të cilët e kanë të domosdoshëm këtë shërbim jetik.
E njëjta gjë. Unë kërkoj ndjesë për dështimin që ne ofrojmë në Qarkun e Vlorës Urgjencë Turistike 24 orë gjatë sezonit turistik në Ksamil, Qeparo, Dhërmi, Himarë, Drimadhas, në mënyrë që të paktën çdo turisti, çdo vizitori, çdo mysafiri, çdo operatori turistik, çdo agjencie turistike ti japim garanci që ndihma e parë mjekësore t’i jepet aty e specializuar, 24 orë përgjatë 7 ditëve të javës.
Nëse kjo është dështim, unë kërkoj ndjesë.
Dhe po të vazhdojmë me Vlorën. Edhe pse nuk është pjesë e përgjegjësisë së ministrisë sime, do të kërkoj ndjesë për dështimin që mbaruam Trans-Ballkaniken që ka që kur lindi ime bijë para 20 vjetësh që ishte në planet e gjithë qeverive. Apo rikonstruksionin e Unazës së Madhe të qytetit të Vlorës apo ndërtim e Lungomares.
Sigurisht, që çdo vepër publike, një investim i madh do ditë të projektohet, të fillojë të zbatohet. Është normale që ndërtimet që bëhen. Kanë edhe sezonalitetin e tyre në bazë të stinës dhe të motit, por në qoftë se ajo Lungomare, korsitë e së cilës duhet të hapen, me çka pashë unë të dielën në Vlorë.
Nëse dhe kjo është një tjetër dështim i kësaj qeverie, unë si ministër por edhe anëtar i kabinetit edhe për këtë projekt të ri dhe të suksesshëm iu kërkoj ndjesë.
Next Post

Manchester United do ta marrë Ibrahimoviçin para Euro 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In