Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha sot se 36 familjet e strehuara në palestrën e gjimnazit në Paskuqan monitorohen nga personeli mjeksor. Në një postim në faqen e Facebook të Ministrisë Shëndetësisë, Beqaj pohon se “36 familje, të cilat prej disa ditësh janë strehuar në palestrën e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan kanë qenë në monitorimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, që ka punuar papushim në këto orë të vështira të shkaktuara nga përmbytjet, për të siguruar ofrimin në vijueshmëri të kujdesit shëndetësor.
Me tej, Beqaj shton se “Ekipi i përbërë prej një mjek dhe tre infermierë, ka qenë vazhdimisht i pranishëm gjatë këtyre ditëve në mjediset ku janë vendosur familjet, banesat e të cilëve janë përmbytur si rezultat i reshjeve të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, siç shprehet edhe Drejtori i Qendrës Shëndetëore Paskuqan, Gëzim Duro, i cili tregon për masat e marra për administrimin e kësaj situate”.