• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Qendra shëndetësore e Velipojës trajtoi 2060 pacientë në dy muaj

by A R
16/08/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm shëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar. Sipas të dhënave, të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite të realizuar dje në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacentë.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se deri më tani në të gjithë vendin janë mbi 27 mijë pacentë të trajtuar nga stafet mjekësore në qendrat shëndetësore pranë pushuesve. “Përgjatë këtyre dy muajve ka përballuar një volum të madh, është një nga 4-5 qendrat me volumin më të madh në të gjithë vendin me 2060 raste për dy muaj. Kurse në të gjithë Shqipërinë, përgjatë këtij harku kohor, kemi arritur në 27160 raste,” tha Beqaj.

Por, shërbimi shëndetësor nuk është ofruar vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Sipas Beqajt, pacientë të trajtuar rezultojnë edhe në Theth, Razëm e Tamarë. “Në fakt, dua të falënderoj edhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Shkodrës, sepse në mbarëvajtjen e sezonit turistik, përveç kësaj qendreje këtu, ne kemi mbuluar dhe mbështetur edhe turizmin në pjesën malore,” shtoi më tej ai.

“Në Razëm, janë 650 pacientë të cilët kanë marrë shërbimin shëndetësor, janë 550 pacientë që kanë marrë shërbim në Theth, dhe për herë të parë, këtë vit, hapëm edhe qëndrën shëndetësore në Tamarë, ku kanë marrë shërbim 220 pacientë,” pohoi kreu i shëndetësisë.

Sa i përket rasteve, sipas mjekëve, mbizotërojnë gastroenteritet dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, por në Qendrësn Shëndetësore të Velipojës janë paraqitur edhe raste të tjera të komplikuara.

 

Next Post

Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Hiqesh sikur di me shumë se shefi, ke qenë thjesht roje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In