• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Letra e mjekëve / Beqaj: Hedh poshtë akuzat e PD, që flet edhe për prostatë te gratë

by Aalison Pearse Stevens
09/02/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar sot sa i përket akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike në lidhjeme Check-up që po kryhet në grupmoshën 40-65 vjeç. Në një postim të gjatë në Facebook, Ilir Beqaj publikon letrën e mjekëve të laboratorit të akredituar, ndërsa thekson se qëllimi është garancia e transparencës dhe integriteti profesional.

“Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë me forcë deklaratat publike tërësisht joprofesionale dhe çoroditëse, me të cilat PD na ka mësuar edhe më herët kur flet qorrazi për rezultate prostate te gratë që kanë kryer check-up, kur është botërisht e njohur dhe lehtësisht e verifikueshme se kjo paketë nuk përmban teste depistimi për sëmundje të tilla”- shkruan ndër të tjera Beqaj.

Reagimi i plotë:

Sqarim i MSH lidhur me deklaratën e dt. 07/02/2016 të kryetarit të PD, Lulzim Basha

Tiranë, 08/02/2016

Në përgjigje të deklaratës së dt. 07/02/2016, të kryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, i cili pretendon se analizat e programit të kontrollit bazë pa pagesë 40-65 vjeç nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar rradhën, duke sjellë abuzivisht shembullin e një qytetareje që, sipas tij, ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë, po sipas tij, se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës, pa sqaruar saktësisht se çfarë përfaqëson në të vërtetë kjo vlerë, ndërkohë që sipas deklaratës, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë, Ministria e Shëndetësisë sqaron opinionin publik si më poshtë vijon:

Në një letër drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, duke garantuar transparencën dhe integritetin profesional, stafi i Mjekëve të Laboratorëve të kompanisë 3P Life Logistic, Sh.p.k., saktëson se qytetarja me NID G25820068S, gjatë ekzaminimit të parametrave Biokimikë në gjak me dt. 05/12/2015 rezulton me nivel të glicemisë në gjak 116.5 mg/dl (vlerat normale 70 – 115 mg/dl). Niveli i Kolesterolit në gjak 373.37 mg/dl (vlerat normale 145 – 220 mg/dl) dhe Trigliceridet me një vlerë prej 280 mg/dl (45 – 150 mg/dl). Në ekzaminimin e urinës qytetarja rezulton me nivelin e Glukozës në urinë 300 mg/dl.

Në letrën e tyre, mjekët sqarojnë se niveli i Glukozës në urinë shpreh përqëndrimin plazmatik të Glukozës në gjak. Pra, qytetarja në fjalë ka nivel lehtësisht të rritur të Glukozës në gjak, dhe po kështu, eliminim të rritur të Glukozës në urinë. (Urina e mëngjesit është e koncentruar, e për pasojë, niveli i glukozës në urinë mund të jetë më i rritur.)

Gjithashtu, niveli i Kolesterolit në gjak është i njëjtë në të dyja rastet, si në laboratorin e kompanisë 3P Life Logistic, po ashtu edhe në laboratorin ku pacientja ka kryer sërish analizat.

Niveli i Trigliceridit është i rritur në të dyja rastet, por nuk mund të jetë i njëjtë, pasi reflekton ushqyerjen e ditëve të mëparshme, aq më tepër që ripërsëritja është kryer fill pas ditëve të festave të Vitit të Ri, ku edhe konsumi ushqimor është më i lartë.

Për të vlerësuar nivelin e Glukozës në gjak rekomandohet të kryhet një analizë, si Hemoglobina e Glukozuar, e cila vlerëson nivelin e glukozës në retrospektivë për 3 muaj. Ndërkohë, që duhet te theksojmë, vazhdon më tej letra, faktin se analizat kanë një diference prej 1 (biokimike) dhe 2 (urina) muaji nga njëra-tjetra.
Pra, të dy (2) testet e ripërsëritura janë kryer në një distancë kohore prej 1 muaji nga njëra-tjetra (përkatësisht, 5/01 dhe 4/02), dhe për pasojë, nuk mund të vlerësojnë situatën klinike të pacientit.

Gjithashtu, letra sqaron se laboratori i kompanisë 3P Life Logistic është i Akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke siguruar se ekzaminimet e kampionëve bëhen në përputhje të plotë me protokollet laboratorike të ekzaminimit të mostrave dhe procedurat e kontrolleve të cilësisë, të cilat garantojnë saktësinë e rezultateve.

Së fundi, Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë me forcë deklaratat publike tërësisht joprofesionale dhe çoroditëse, me të cilat PD na ka mësuar edhe më herët kur flet qorrazi për rezultate prostate te gratë që kanë kryer check-up, kur është botërisht e njohur dhe lehtësisht e verifikueshme se kjo paketë nuk përmban teste depistimi për sëmundje të tilla, si p.sh., testin e PSA (Prosthate-Specific Antigen) që përdoret për kancerin e prostatës, apo depistime të tjera, si p.sh., PAP-Test-in ose HPV-në që përdoren për depistimin e kancerit të mitrës, sepse paketa përmban depistime dhe kontroll bazë që janë specifike për këtë grup-moshë.

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje sërish të gjithë shqiptarëve në grupmoshën 40-65 vjeç të përfitojnë nga programi falas i kontrollit bazë shëndetësor pa pagesë, duke e kryer check-up-in pranë qendrës së tyre shëndetësore të vendbanimit.

12654536_494302990757756_7436334679664879889_n12654183_494302987424423_1442686624665354069_n

Next Post

Autoriteti i Konkurrencës: Të liberalizohet tregu i kasave fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In