• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj nga SHBA: “Muret” nuk rrëzohen nga armët, por nga fuqia e lirisë…

by A R
15/12/2019 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Ilir Beqaj ka qenë i pranishëm në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë së Inteligjencës, nga ku ka ndarë edhe një mesazh të tijin.

Duke komentuar eksperiencën e SHBA si pionere e teknologjisë, ai shkruan se muret nuk rrëzohen nga armët, por nga fuqia e lirisë.

Beqaj shprehet se ndoshta mund të ketë ardhur momenti që edhe në Shqipëri të rishikohet roli i AKEP.

Mesazhi i plotë i deputetit:

Në mjediset e zyrave të Senatit të SHBA u mbajt në 13 dhjetor 2019 Forumi Ndërparlamemntar i përvitshëm i Sigurisë së Inteligjencës. Forumi organizohet nën kujdesin e veçantë të kongresmenit Robert Pittenger. Këtë vit ishte rradha e Forumit të shtatëmbëdhjetë. Pata nderin të marr pjesë si delegat përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë bashkë me disa kolegë deputetë. Për mua ishte herë dytë rresht që marr pjesë në këtë forum shumë të rëndësishëm dhe shumë të nderuar që mblodhi përfaqëues nga parlamentet e 69 vendeve të botës dhe ku kishte të ftuar si folës dhe përshëndetës figura të rëndësishme të politikës dhe sipërmarrjes së SHBA.

Në ndryshim nga forumi i vitit 2018, këtë vit pothuajse gjithçka që u fol ka lidhje me teknologjinë e informacionit dhe zhvillimet e vrullshme që lidhen me të.

Temat të rëndësishme si:

  • Cyber security
  • Financial Softëare
  • Advanced Analytics
  • Artificial Intelligence
  • Cryptocurrencies
  • Drone
  • Fintech
  • 5G

u debatuan qoftë nga perspektiva politike, qoftë nga perspektiva tregëtare, qoftë nga perspektiva inviduale e qytetarëve.

Edhe vetë arrita të kuptoj më mirë dhe më qartë pse SHBA janë të shqetësuara p.sh. për 5G apo për kriptomonedhat.

Si pionierë të zhvillimit dhe përparimit teknollogjik prej mëse 100 vjetësh, SHBA-të mbështesin fort risitë në çdo fushë të jetës, por ndan me ne, parlamentarë nga 69 vende të ndryshme të botës, rreziqet që vijnë psh nga kriptomonedhat dhe asetet virtuale. Droja buron nga mungesa e rrgullimit, transparencës apo gjurmueshmërisë tek kriptomonedhat dhe asetet virtuale. Pasi, para që vijnë nga burime kriminale apo terroriste mund të përfundojnë lehtësisht në fonde investimesh perendimore, të cilët nga ana e tyre mund të financojnë startup në teknollogji dhe këto të fundit të zhvillojnë produkte që përhapen në përdorim masiv dhe prej aty të përdoren për qëllime të mbrapshta kundër demokracisë, paqes dhe njerëzimit.

Apo rreziku që vjen nga ndërhryja që ofrues të teknollogjisë 5G mund të bëjnë në komunikimet elektronike në kushtet kur, mesa duket, çdo përballje në të ardhen e afërt, qoftë tregëtare, qoftë ushtarake, do të bazohet krejtësisht në mbledhje dhe analizë të dhënash. Nëse ofruesi i teknollogjisë 5G për çdo këmbim të dhënash mban një kopje edhe për vehte, athere mund të kthehet në një faktor determinant të çdo përballje.

Megjithatë, SHBA-të mbeten kampionë të lirisë, të transparencës. Edhe pse janë të shqetësuar për rreziqet nga përhapja e teknologjisë, mbeten të vendosur që të mos cënohet liria e individit, duke filluar nga liria e të shprehurit. Në përshëndetjen e tij për Forumin, senatori republican Ted Cruz (ish kandidat për president i SHBA) duke evokuar rolin e presidentit Regan në rrëzimin e Berlinit i mëshoi fort fuqisë së lirisë, fuqisë së transparencës. Mbetet lapidare kërkesa që presidenti Regan i bëri në 1986 në Berlin President Gorbacov. Athere Regan iu drejtua Gorbaçovit: Nëse don të kesh paqe rrëzoje këtë mur. Muri i Berlinit, pas tri vjetësh, nuk u rrëzua nga armët, por nga fuqia e lirisë.

Edhe pse Shqipëria po kalon një moment tejet delikat dhe fokusi i përgjithshëm i shoqërisë sonë është tek pastërmeti, qoftë zhvillimet e vrullshme teknologjike, qoftë rreziqet e mundshme prej këtyre zhvillimeve duhet të jenë në vëmendjen e shoqërisë dhe të poltikës.

Ndoshta, na duhet të rishohim misionin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Deri tani misioni i tij ka qënë rregullator i tregut dhe mbrojtje e konsumatorit. Ndoshta duhet të kemi parasysh edhe sigurinë kombëtare. Me patjetër do të duhet të rrisim edhe rolin e Autoritetit Kombëtar për Çertifikmin Elektronik të Sigurisë Kibernetike.

 

Next Post
Minishengeni i kritikuar i Ballkanit Perëndimor, Rama, Vuçiç e Zaev takim në Ohër

Samiti i "Mini-schengenit" në Durrës, katër parti në Kosovë i kërkojnë Ramës anulimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In