• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Në Shkodër synojmë të ruajmë 4 mandate, LSI nuk merr dy deputetë

by A R
01/03/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Midis dhjetë personave nga Shkodra, të prezantuar një ditë më parë në kuadër të platformës ‘Deputeti që duam’, disa prej tyre do të jenë në listën e kandidatëve për deputet.

Kështu bëri me dije drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj në një intervistë për Report TV, ku tha se në bisedat dhe projektet e PS-së do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë.

‘Ata persona që janë prezantuar dje midis dhjetë personave që vinin nga Shkodra janë në bisedat dhe në projektet tona për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë. Kësaj here lista nuk është tradicionale por ka edhe pjesën e hapur. Po aty vijnë njerëz që vijnë dhe nga shoqëria civile dhe që kanë dhënë kontribut në parti. Unë besoj se është një ansambël i mirë që bën një përfaqësim dinjitoz të asaj se çfarë përfaqëson PS-ja.’- tha Beqaj.

Më tej Beqaj shtoi se në Shkodër synojnë 4 mandate, dhe se kërkojnë që të marrim më shumë vota në bashkitë e qarkut Shkodër, të cilat i drejtojnë aktualisht.

‘Aty ku drejtojmë bashkitë, synojmë të marrim më shumë vota. Aty ku jemi më të avantazhuar, do të punojmë më shumë që të arrijmë një rezultatet edhe më të lartë. Në bashkinë e Shkodrës vazhdojmë të synojmë që të konsolidojmë rezultatet.’- tha Beqaj.

Po ashtu Beqaj, duke ju referuar parashikimit të sondazhit të kryer nga Piepoli, për LSI-në së do të marrë nga 1-2 deputet, tha se ky është një parashikim shumë i ekzagjëruar.

‘PD është më mirë se ne, lidhur me LSI-në 1 deri në 2 deputetë me duket një parashikim shumë e i ekzagjëruar, PDIU-në nuk e shoh fare, e përjashtoj. Topalli do të shohim se si do të shkojë, unë gjykoj se Topalli merr pjesë tek elektorati i djathtë dhe jo tek i joni. Ne jemi të sigurt që marrim 4 mandate, ruajmë të njëjtin rezultat. LSI nuk merr dy mandate’- tha Beqaj.

Në lidhje me koalicionin e Partisë Demokratike-Alaenca për Ndryshim, Beqaj tha se ky koalicion është një lëvizje e pashpresë, duke i konsideruar aleatët e Bashës si satelitë.

‘Koalicioni një lëvizje e pashpresë, nëse është kaq i bindur Basha që ne nuk kemi mbajtur premtime dhe ka një program për të qeverisur vendit çfarë i duhen ato satelitë, ato nuk kanë asnjë të përbashkët me PD. Ne do të arrijmë të marrim më shumë se 72 mandate në të gjitha qarqet.’- tha Beqaj.

/a.r

Next Post
Partia Demokratike padit në SPAK Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë

Koncesioni për hidrokarburet, PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In