Avokati i zotit Beqaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për djalin e Fatos Nanos, Sokol Nanon për ndarjen nga jeta të bababit të tij.
Mesazhi i plotë
I dashur Koli,
I kam përjetuar edhe unë, para disa vitesh, momentet e vështira që po kalon sot.
E marr me mend si ndihesh dhe e di se, për dhimbje të tilla, fjalët nuk mjaftojnë kurrë.
Më kujtohet se kur kam qenë në të njëjtën situatë, një burrë i mençur, profesor, më tha:
“Në raste të tilla thuhet: të rroni e ta kujtoni, por unë po të them: të rroni e ta nderoni.”
I përjetshëm nderimi për JU, Fatos Nano! Zoti ju dhëntë kurajo.
Të përqafoj, Iliri











