Ministri i Shendetesis, Ilir Beqaj, nepermjet nje postimi ne FB ka nënvizuar sërish se programi i Rilindjes për shëndetësi falas po rilind shpresën e njerëzve në nevoje. Ai ka sjell fakte konkrete per kete. Matilda Telhaj është një nga 950 qytetarët në nevojë për hemodializë, të cilët përfitojnë tashmë pranë vendbanimit një shërbim shembullor publik dhe pa asnjë qindarkë kosto shtesë për shtetin, i cili jepet sot #FALAS falë parteritetit shtet-privat!
“Nga një shërbim me kushte mjerane dhe të degraduara, shërbimi i Hemodializës, një proces jetik për pacientët që duhet ta kryejnë atë, ofrohet tashmë në kushte moderne dhe me standarde europiane edhe në Berat dhe Shkodër, duke lehtësuar për qytetarët barrën e shpenzimeve dhe kursyer kohën e udhëtimit dhe mundimin për në QSU “Nënë Tereza” në Tiranë, Fier apo jashtë vendit. Falë partneritetit me privatin, këtë shërbim e ofruam për herë të parë edhe në Lezhë dhe Vlorë, dhe shumë shpejt fillojmë edhe në Elbasan dhe në Korçë”, shkruan Beqaj.