• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj inspekton Spitalin e Traumës: Investim i ri 750 milionë lekë për infrastrukturën

by Java News
27/12/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në Spitalin Universitar të Traumës. Aktualisht, janë duke u kryer punimet për rikonstruksionin e disa mjediseve në mënyrë që, në pranverën e ardhshme ky spital të ketë një Shërbim Fizioterapie, Shërbim Farmacie, si dhe një mjedis pritës më dinjitoz për pacientët.

Pas ndërhyrjeve në pjesën ku do të jetë i gjithë poli i imazherisë për pacientët e shtruar në spitalin e Traumës, në urgjencë, në sallat e operacioneve, por edhe për përmirësimin e ndjeshëm të sistemit elektrik dhe atij të aspirimit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi ecurinë e punimeve të projektit të ri, teksa u shpreh se janë 750 milionë lekë të tjera, që po investohen në këtë spital, duke përfshirë ndërhyrjet në infrastrukturë si dhe blerjen e disa materialeve mjekësore.

“Janë 500 milionë lekë që po investohen për këto ndërhyrje në infrastrukturë, rikonstruksion mjedisesh, të shoqëruara me 200 milionë lekë të tjera pajisje mjekësore; janë dhe 50 milionë (lekë) pajisje të tjera ndihmëse, kështu që janë 750 milionë me të cilat ne në pranverë do të kemi në këtë spital, një Fizioterapi më të mirë, më të kompletuar dhe më efiçente, një mjedis më optimal për të administruar barnat dhe materialet mjekësore, por edhe një mjedis pritës, informues, dinjitoz, qoftë për ata që vijnë si pacientë për viztat ambulatore, apo edhe për familjarët e tyre”, theksoi ministri.

Kreu i Shëndetësisë falënderoi mjekët dhe infermierët e këtij spitali për punën dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti që po lemë pas, duke shtuar se 2017-a do të shohë realizimin e projekteve shumë më të mira dhe shumë më të mëdhaja për këtë qendër të rëndësishme univeristare spitalore në vend.

“Me këtë rast, besoj se është momenti shumë i mirë për të falënderuar mjekët dhe infermierët e këtij spitali për punën voluminoze dhe rezultatet shumë të mira që kanë realizuar në vitin 2016. Kemi shumë më tepër jetë të shpëtuara, kemi shumë më tepër shërbim cilësor, kemi në këtë spital edhe tashmë protezat ortopedike që i garantojmë falas për pacientët, por padyshim gjëra shumë më të mira, shumë më të mëdhaja këtë spital e presin në vitin 2017”, deklaroi Beqaj.

Next Post
Bulqizë, makina del nga rruga për shkak të akullit, plagosen 6 persona, 3 në gjendje të rëndë

Bulqizë, makina del nga rruga për shkak të akullit, plagosen 6 persona, 3 në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In