• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beqaj i ka hapur derën e qelisë opozitës”, Baze: Arrestimi tregoi se s’kishte mbështetje politike në SPAK

by A R
04/07/2024 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Beqaj ka gati një vit që përballet me një proces hetimor që ka lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ai u përfshi nën hetim pas këmbënguljes së një gjyqtari dhe u la me detyrim paraqitje, në gjendje të lirë.

Përgjatë kësaj kohe, ai bëri një betejë proceduriale me SPAK, lidhur me marrjen e dosjes së akuzës për t’u njohur me të, duke detyruar me vendim gjykate ta përfitonte atë falas, një akt që dukej që po merrej si karshillëk ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që kishin caktuar një çmim, rreth 10 milion lekë, që praktikisht e bën të pamundur për një të pandehur të njihet me materialet e akuzës.

Ndërkohë që procesi gjyqësor kishte nisur dhe ai po përballej në gjykatë me akuzat, një hetim i ri ndaj abuzimeve të një ndihmësi të tij me darkat dhe drekat e 8 aktiviteteve të zhvilluara nga institucioni që ai drejtonte, e ka çuar atë me pranga në qeli, një masë sigurie shumë jo proporcionale në raport me akuzën e parë për koncensionin e sterilizimitit, ndërkohë që ai nuk ka pasaport për të ikur dhe ka zbatuar me korrektesë masën e sigurisë së dhënë nga procesi i pare.

Sidoqoftë kjo besoj do të jetë tani një betejë gjyqësore.

Por procesi ndaj tij ka tregoi së pari, që nuk është e vërtetë që në SPAK ai kishte mbështetje politike, që e mbronte nga akuza.

Fakti që ai përfundoi në qeli për 8 darka në të cilat është përfshirë në dallavere një ndihmësi i tij, tregon që jo që nuk ka pasur ndonjë mbështetje, por mezi kanë pritur ta kapin diku.

Madje kjo tregon se përfshirja e tij në proces gjyqësor për koncesionin e sterilizimit, ngjan pak e sforcuar përderisa zelli për ta arrestuar për fatura darkash është më i madh se pamundësia per ta arrestuar për sterilizimin.

Së dyti, arrestimi i Beqajt mund të jetë i drejtë pasi nuk e njohim dosjen, por përpjekja për ta shitur si arrestimin se ka abuzuar me fondet e BE, është spekulim dhe pompim politik i masës së arrestit.

Nëse kjo “rrjedh” nga organi i akuzës, është shumë jo serioze dhe jo profesionale.

BE nuk jep fonde për dreka e darka që t’i menaxhojë Shqipëria. Abuzim me fondet e BE ka tek bujqësia dhe bëhet fjalë për fatura prej miliona euro, por nuk ka ende arrestime, dhe uroj të mos ketë.

Në rastin konkret bëhet fjalë për abuzime me 8 dreka e darka me fondet e institucionit që drejtonte Ilir Beqaj, i cili koordinonte ndihmën evropiane, por kishte buxhetin e vet.

Së fundmi, zhurma e opozitës ndaj arrestimit të Beqajt duke e quajtur farsë apo të komanduar nga Rama dhe Veliaj, e bën dhe më qesharake gjithnjë këtë histori, duke e kthye në tragjikomedi, pasi opozita mendon se vërtet arrestimet janë me plan dhe tani e kanë radhën ata.

Në fakt e vetmja gjë që po shikohet, është që SPAK nuk ka asnjë pengesë të arrestojë kë të dëshirojë, qoftë dhe në mënyrë jo propocionale me masa sigurie për burg nga qeveria, dhe kjo tregon se nuk është nën presion nga qeveria për asgjë që bën. Madje as për arrest me burg për dreka e darka.

Kjo me sa duket e shqetëson opozitën, pasi i duket sikur është ulur shumë steka e akuzave dhe mund t’i kapë të gjithë, sidomos ata që kanë të hapura dosje për vrasje politike, abuzime financiare dhe konflikte interesi të pastra të familjarëve të ish- kryeministrit me letrat e firmosura nga vet ai.

Kjo i bën të nxitojnë ta quajnë fars arrestimin e Beqajt, jo nga dashuria për të. Ai thjesht po i tremb vërtet se po shkon në burg për një gjë që ata se kanë llogaritur kurrë se mund të vijë dita të dënohen. Dhe u duket sikur Beqaj u ka hapur dhe atyre derën e qelisë.

Next Post
Tre takime pa rezultat, Basha premton vijimin luftës për vulën, pa vendim për parti të re

Tre takime pa rezultat, Basha premton vijimin luftës për vulën, pa vendim për parti të re

Comments 1

  1. Domja says:
    2 years ago

    Hahahaha. Me con mallin e nje gjyqi per kafete dhe denimi per kafete

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In