• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Beqaj: 72% e rasteve me HIV/AIDS nga zonat urbane

by Java News
02/12/2015 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte sot i pranishëm në takimin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të ndërgjegjësimit kundër përhapjes së infeksioneve nga HIV/AIDS.

Në takim ishin të pranishëm një grup përfaqësuesish e aktivistësh të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara në vend, Programin e Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik dhe USAID Albania.

Ministri Beqaj gjatë fjalës së tij tha se “nëse diagnostikohet në fazat e hershme dhe trajtohet me mjetet e duhura, dikush me HIV mund të jetojë po aq gjatë sa edhe dikush pa të,” ndërkohë që nënvizoi se dhe mitet apo stereotipitë e pengojnë diçka të tillë.

Ministri sqaroi se shumë njerëz kanë ende frikë të shkojnë për të bërë testet, ndaj sipas tij, kjo përbën një arsye se pse nuk arrihet të diagnostifikohet sëmundja që në fazat e hershme. Sipas tij, studimet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që jetojnë me HIV, nuk janë në dijeni të diçkaje të tillë.

“Ne duhet ta ulim në minimum këtë numër dhe t’u ofrojmë njerëzve trajtimin për të cilin kanë nevojë”, bëri thirrje ministri. Ndërkohë, në vendin tonë, në bazë të të dhënave të mbledhura e të raportuara nga ISHP-ja, deri në nëntor 2015, janë regjistruar 870 raste të raportuara me HIV-AIDS në Shqipëri.

Sipas tij, HIV-AIDS mbetet një fenomen ende urban në vendin tonë, pasi 72.8% e personave vijnë nga zonat urbane dhe 27.2% nga ato rurale. Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, numri më i madh i rasteve, ose 48% e tyre, janë raportuar në Tiranë, më pas, me një diferencë të madhe nga Tirana, paraqiten Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Lushnja.  Vetëm në rrethet Pukë, Përmet dhe Kolonjë, nuk janë raportuar raste me HIV.

I pranishëm në këtë takim, David Saunders, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i UN Women, përgëzoi Qeverinë Shqiptare për miratimin e strategjisë së re për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS, dhe më e rëndësishmja, buxhetimin e saj, si dhe futjen e testit të shpejtë për HIV si pjesë e paketës bazë të Shërbimit Shëndetësor Parësor.

Next Post

Lajme shokuese për seksin anal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In