• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beogradi “vajton” për Rugovën, “me të mund të merreshim vesh”

by Java News
07/11/2017 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i të Majtëve të Serbisë, Borko Stefanoviq, vlerëson se dialogu i brendshëm për Kosovën “nuk është dialog, por monolog i brendshëm i Vuçiqit”, ndërsa kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq ka thënë se “parimisht mbështet idenë për dialog, por me dy kushte”, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net. “E kam mbështetur në parim dialogun kur e paralajmëroi Vuçiq, por vetëm me dy kushte dhe këto janë – të mos ketë zgjidhje të përgatitur paraprakisht dhe të mos ketë afat të kufizuar”, është shprehur Ivanoviq në tribunën “Nyja e Kosovës” dhe ka shtuar se në dialog do të duhej të përfshihen edhe serbët që jetojnë në Kosovë (e Metohi – siç e ka quajtur ai Republikën e Kosovës sqarim ynë) si dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Sipas tij zgjidhjet e shpejta e të lehta nuk mund të na sjellin kurrfarë dobie. Ai ka thënë se së pari do të duhej të publikoheshin parimet në bazë të të cilave do të zhvillohej debati, si dhe që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të përfshijë në të “shtresat e gjera shoqërore, në radhëp të parë intelektualët e pavarur dhe disa institucione”. Ndërsa Borko Stefanoviq i të Majtës Serbe u shpreh se “Vuçiq po bisedon vetmeveti me Vuçiqin e vjetër dhe po përpiqet ta bind Vuçiqin e vjetër se kanë ardhur kohë të tjera”, gazetari i të përjavshmes “Vreme” Dejan Anastasijeviq tha se “çdo gjë dihet qysh përpara”, transmeton Koha.net.

“Fundi dihet qysh përpara, ai është në linjë me atë që është projektuar më përpara si qëllim i Dialogut të Brukselit, marrëveshje e detyrueshme juridike i cili sipas pritshmërive, në radhë të parë të Gjermanisë, Amerikës dhe të Brukselit do të duhej të shihte dritën deri në fund të vitit të ardhshëm, që është jo reale. Ky është ai përfundimi për të cilin Vuçiq kaherë është pajtuar”, vlerëson Anastasijeviq.

Vesna Peshiq, sociologe, tha se ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq është dashur “ta shfrytëzojë Rugovën i cili ka qenë hapur për bisedime”, që çështja të zgjidhet me marrëveshje, por ky rast është lëshuar.

“Atëherë kemi lëshuar rastin e madh që eventualisht të arrihet ndonjë marrëveshje normale. Po ta kishim bërë atëherë sot me siguri nuk do të ishim në situatën në të cilën jemi”, ka vlerësuar Peshiq. Ajo ka shtruar pyetjen se cili është plani ynë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe a do të mbesim “shtet jonormal, i papërkufizuar në afat të pacaktuar, meqë Serbia nuk ka kufij”, transmeton Koha.net. (b.an)

 

Next Post
Shuhet Kasem Trebeshina! Disidenti profetik ndërroi jetë në moshen 91-vjeçare

Shuhet Kasem Trebeshina! Disidenti profetik ndërroi jetë në moshen 91-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In