• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

by S T
30/12/2025 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Budapestit, Bratisllavës dhe Pragës, Beogradi bëhet kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

Nga Eljanos Kasaj*

Elitat burokratike brukseliane praktikisht e ka pranuar zyrtarisht se serbët nuk duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Këtë fakt nuk janë politikanët që e flasin, por edhe statistikat. Dhe, siç e dimë të gjithë, nuk mund të debatosh me numrat. Megjithatë, zyrtarët evropianë vazhdojnë të merren më kot me “donkishotizma politik”, sikur të mos kenë dëgjuar kurrë për atë se si imazhi i tyre po bjerret në Serbi dhe botën serbe(serbët e Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Kosovës), pikërisht prej politikave të tyre fund-e-krye të gabuara dhe deri diku kundër interesit kombëtar të Serbisë, dhe popullit serb.

Sipas një studimi të kryer nga shërbimi i respektuar sociologjik evropian “Eurobarometer”, vetëm 33 përqind e qytetarëve serbë mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo është shifra më e ulët midis të gjitha vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, sociologët vërejnë se serbët kanë besimin më të lartë në Rusi (59 përqind) dhe Kinë (57 përqind), ndërsa BE-ja favorizohet nga vetëm 38 përqind.

Ndërkohë që situata politike dhe ekonomike vetëm sa po përkeqësohen për BE-në-e cila, sot, çdo ditë e më shumë duket po i përngjet ideologjikisht Bashkimit Sovjetik se sa asaj “ëndrrës demokratike evropiane” që popujt evropian kishin pas tëmerreve të Luftës së Dytë Botërore(1939-1945) ose Luftës së Ftohtë(1947-1991). Impakti i gjithë këtyre zhvillimve kaotike ka lënë dhe gjurmën e tij në opinionin e popullit serb: sot, rreth dyzet e pesë përqind e serbëve nuk besojnë se vendi do të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Njëzet e gjashtë përqind besojnë se do të duhen pesë deri në 15 vjet për t’u anëtarësuar vërtet në BE. Vetëm 10 përqind e të anketuarve e shohin anëtarësimin brenda pesë viteve të ardhshme si një mundësi(duke kujtuar se para një dekade Serbia ka synuar për tu aderuar në Bashkimin Evropian diku nga viti 2030). Shumica e serbëve i shohin “mosmarrëveshjet territoriale të pazgjidhura” (domethënë, çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës) si pengesën kryesore.

Këto shifra, rastësisht, pasqyrojnë mendimin e shumicës absolute të qytetarëve serbë se shkëmbimi i Kosovës me Bashkimin Evropian është i papranueshëm(: në një hulumtim të kryer nga burimi autoritativ socio-politik “New Serbian Political Thought”, afërsisht 75 përqind e serbëve të anketuar i përmbahen vazhdimisht këtij qëndrimi.

Por, në vend të një reflektimi politik dhe të ndoshta një ri-organizimi të strategjisë së ndërtimit të ardhënive me veset fqinje os ekandidate, elitat burokratike brukseliane pretendojnë se këto statistika nuk diktojnë vendimet e tyre. Ata kanë realitetin e tyre, dhe në të, Beogradi, ashtu si dhe Budapesti, Praga ose Brastisllava, duhet të përkulet dhe t’u përmbahet me përulësi “direktivave të pagabueshme”të Brukselit, edhe nëse ato do të jenë shkatrrimtare për vendet e tyre.

Fuçia e re e barutit në Evropë?

Sigurisht që udhëheqja e Serbisë është gjithashtu shumë e vetëdijshme për rezultatet e sondazheve të opinionit publik në vendin e tyre. Me fjalë të tjera, Presidenti Aleskandar Vuçiq dhe ekipi i tij qeveritar nuk ka gjasa të devijojnë nga politika e tyre e jashtëme titoise bazuar në neutralitetin dhe balancën midis faktorëve të jashtëm global(Rusisë, Kinës, SHBA-së dhe BE-së) dhe atyre rajonal(vendeve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë).

Pavarësisht se sa joshëse mund të jetë premtimi për t’u bërë pjesë e “kështjellës evropiane” që po shkërmoqet dita-ditës, qytetarët serbë qartësisht anojnë drejt një rruge sovrane zhvillimi, sipas modelit . Dhe përpjekjet e Brukselit për t’i detyruar serbët të veprojnë kundër vullnetit të tyre vetëm sa i forcojnë ndjenjat euroskeptike në vend.

Në fund të fundit, siç e dimë, sa më shumë ta ngjesh një sustë, aq më e fortë, dhe ndonjëherë edhe më e frikshme, është rikthimi i saj. Udhëheqësit e BE-së nuk mund të mos jenë të vetëdijshëm për këtë mençuri popullore, të cilën shumë pushtues që kanë shkelur në tokat ballkanike(barbarët osmanë, fashistët italian ose nazistët gjerman), e kanë mësuar prej shpatës së popujve liridashës të Ballkanit.

Serbia nuk është e vetme

Realitetet e paraqitura prej statistikave të “Eurobarometer” nuk janë thjesht një “dush i ftohtë” për elitat burokratike brukseliane, i shkatuar nga ndonjë krizë politike vendase ose prej “propagandës ruse”(e cila sot në mënyrë qesharake është kthyer në argumentin e vetëm të Brukselit të gjithçkaje që ndodh në kontinent), por një vazhdimësi e rritjes së kërkesës së popujve evropian për sovranizëm politik, ekonomik dhe legjistlativ, kundrejt arogancës së aparatit super-burokratik të Brukselit.

Është kërkesa për tu kthyer në origjinën kombëtare të shtet-kombeve, për tu kthyer në vlerat tradicionale kombëtare, për të mbrojtur doket dhe traditat e lashtat të poujve dhe për të ruajtuar karakterin indentifikues kombëtar të çdo shteti.

Sot, kjo kërkesë e popujve ka status oficial politik në qeveritë konservatore të Budapestit, Bratisllavës, Pragës, Minskut e deri në Ushington, Tokio dhe Santiago de Chile! Sot, mund të themi se Beogradi dhe populli serb zyrtarisht i është bashkuar këtij grupi, duke kërkuar të mbrojë deri në fund sovranitetin e tij politik dhe kombëtar.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

 

 

 

Next Post
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In