• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beogradi: Ja pse Trumpi do të zgjidhë “nyjën” e Kosovës

by Java News
30/11/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amerika ngutet ta zgjidh nyjën e Kosovës, sepse zvarritja e këtij problemi mund ta zhvendos në duart e Rusisë, e cila do të ketë ndikim shumë më të madh në Komisionin Europian pas zgjedhjeve të ardhshme për këtë organ, shkruan “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Prandaj, njerëzit e Trumpit po bëjnë trysni ndaj shqiptarëve që sa më parë të vazhdojnë dialogun me Beogradin. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i ka thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shfrytëzojë rastin për arritjen e marrëveshjes historike gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

 

Cilat janë arsyet amerikane?

Bashkimi Europian thuaja heshtas po ndjek çfarë me muaj po ndodhë në relacionin Beograd-Prishtinë. Siç shprehet “Blici”, edhe kur shqiptarët u shfaqën me provokimin më të keq, BE u dërgoi këshilla të dy palëve që të jenë të matura. Nga ndëshkimet dhe problemet që do të duhej të ishin të pritshme në këso situatash, dhe që në të kundërtën pushteti në Serbi nuk do të kursehej, nuk ndodhi gjë. Brukseli në këtë mënyrë, ndoshta me pavetëdije, ua la të mëdhenjve dhe atyre më me ndikim. Uashingtoni e pa rastin. Nëse i bën presion Prishtinës dhe deri në pranverë të vitit 2019 ia del që të arrihet marrëveshja, do të merrte meritat. Prandaj shkuarja e papritur e Thaçit në Shtetet e Bashkuara dhe bisedimet me njerëzit nga administrata e Trumpit. Por shtrohet pyetja sa mund të kryej punë, meqë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, raportet nuk janë aq të mira dhe kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me marrëveshjen e mundshme.

Nëse, nga ana tjetër, nuk arrihet marrëveshja deri në pranverën e vitit 2019, siç është planifikuar, në institucionet europiane do të ndryshojnë rrethanat, dhe atëherë me siguri e gjithë puna nuk do të mund të kryhet as deri më 2025. Sepse, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, do të ndryshojë përbërja edhe e Komisionit Europian. Këtë e ka përmendur edhe ish i deleguari i BE-së për Kosovën, Volfang Petritsch, KE-ja do të jetë në gjendje të veprojë deri në prill… rikujton “Blici” i Beogradit.

Po sipas kësaj gazete, Rusisë nuk po ngutet. Shërbimi sekret gjerman ka zbuluar kontakte mes njerëzve të Putinit dhe përfaqësuesve të pushtetit në Prishtinë. Për këto raporte risht të ndërtuara po interesohen edhe njerëzit e Trumpit, Emanuel Macronit, Angela Merkelit…, transmeton Koha.net. Në një nga këto takime, në pyetjen se “a mos ka në horizont një afri mes Moskës e Prishtinës”, përfaqësuesi i njërës nga ambasadat është përgjigjur se Rusia po bën gjithë çfarë po mundet që të pengojë arritjen e marrëveshjes mes serbëve e shqiptarëve, meqë druan për pozicionin e vet në këtë pjesë të Europës.

“Nëse serbët e shqiptarët merren vesh, rusët druajnë se nuk do të jenë më të rëndësishëm për askënd dhe se do të humbasin gjithë ndikimin që kanë në Ballkan”, thirret “Blic” në burimet e tij. (b.an)

Next Post
29 Nëntori ndryshe, nga Rama në krah të Enverit, te matematika e Bashës

29 Nëntori ndryshe, nga Rama në krah të Enverit, te matematika e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë/ Makina përplas skuterin me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante futboll me miqtë dhe humbi jetën/ Detajet e reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë. Ja dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

December 26, 2025
“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

December 26, 2025
“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

December 26, 2025
Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

December 26, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

December 26, 2025
Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

December 26, 2025
Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

December 26, 2025
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

December 26, 2025
Ju vidhni

Ju vidhni

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com