• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze

by S T
15/08/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi të enjten arratisjen e Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte ndaluar nga autoritetet policore maqedonase në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia dhe ndodhej në “arrest shtëpie”.

Ministria e Brendshme u tha mediave lokale se autoritetet po punojnë për të gjetur zotin Ramadani.

Autoritetet nuk japin hollësi mbi rrethanat e arratisjes së shtetasit të Kosovës, teksa një media online në gjuhën maqedonase shkruan se “zoti Ramadani është arratisur nga shtëpia e miqve të tij në Shkup, ku qëndronte nën arrest shtëpie në bazë të një urdhri të gjykatës themelore në Shkup”.
Sipas portalit sdk.mk, pas ankesës së Prokurorisë tre gjykatës të Gjykatës Penale të mërkurën i kishin caktuar Ramadanit masën e sigurisë të paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut se mund të arratisej. Gjithnjë sipas portalit, dikush nga Gjykata Penale e kishte njoftuar zotin Ramadani dhe më pas është arratisur. Javën e kaluar ministria e Jashtme e Kosovës tha se një gjykatë në Shkup vendosi të mos e dorëzojë tek autoritetet serbe zotin Ramadani, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie në Shkup deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut.
Çështja ka përplasur partitë politike në vend, ndërkohë që organet e rendit dhe gjyqësori kanë hedhur poshtë akuzat që i ngarkojnë me faj në këtë rast. Ministria e Punëve të Brendshme ishte e ngarkuar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e Blerim Ramadanit, sipas Gjykatës Penale.

Lidhja Social Demokrate e opozitës kërkon llogaridhënie nga ministri i rendit, Pançe Toshkovski, prej të cilit kërkon dorëheqjen nga posti për shkak të përgjegjësisë direkte për arratisjen e Ramadanit. Ndërkohë, ministri Toshkovski kërkon të dijë pse gjykata vendosi ta lërë Ramadanin në arrest shtëpie dhe jo në paraburgim. Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim e shikon rastin si një “sjellje vasale të qeverisë në Shkup ndaj fqinjëve, duke arrestuar ish-pjesëtarë të UÇK-së”. Ndërkohë, partitë e koalicionit Vlen në qeveri thonë se zoti Blerim Ramadani as nuk duhej arrestuar fare dhe se ai ishte mbajtur gjatë kohë në paraburgim.
Ka reaguar edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç duke kërkuar shpjegime nga pala maqedonase për arratisjen e ish-ushtarit të UÇK-së, ndërsa e ka quajtur rastin “një arratisje skandaloze nga arresti i shtëpisë të një terroristi dhe krimineli të luftës”. Blerim Ramadani u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboçicë – Jazhincë, afër Tetovës. Pas disa ditësh qëndrimi në paraburgim ai u la më 1 gusht në arrest shtëpie tek miq të tij në Shkup, derisa autoritetet gjyqësore të merrnin një vendim përfundimtar se a do ta ekstradonin atë në Serbi ose jo.
Autoritetet e Kosovës, përmes ambasadës në Shkup kishin kërkuar lirimin e tij. Blerim Ramadani ishte pjesëtar i Zonës Operative të Nerodimes të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veteranët e UÇK-së nga Ferizaji, ku bënte pjesë ish-luftëtari Ramadani, kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm, ndërsa aktakuzat e autoriteteve të Serbisë kundër pjesëtarëve të UÇK-së i quajtën të fabrikuara dhe arrestimet “të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë veteranët”.

Serbia e akuzon zotin Ramadani për “krime lufte në rajonin e Nerodimes, në komunën e Ferizajt në verën e vitit 1999”.

Ky nuk është rasti i parë kur autoritetet maqedonase ndalojnë shtetasit e Kosovës në bazë të urdhër-arresteve të Serbisë. Të paktën edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së ishin arrestuar në Maqedoni në disa vitet e fundit po me urdhër-arresti nga ana e Serbisë./VOA

Next Post
E plagosën me thikë teksa shëtiste qenin/ “Jam mirë”, babai i Yamal qetëson opinionin publik pas incidentit

E plagosën me thikë teksa shëtiste qenin/ “Jam mirë”, babai i Yamal qetëson opinionin publik pas incidentit

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

January 23, 2026
Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

January 23, 2026
Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

January 23, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 23, 2026
Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

January 23, 2026
Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In