• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beogradi dhe Prishtina?”/ Rama kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus

by
21/03/2023 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke kërkuar shpjegime për një reagim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që është cilësuar si “marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Kryeministri shtron pyetjen nëse përdorimi i termave me emrat e kryeqyteteve, dhe jo të shteteve, është gabim serioz apo lapsus.

“Beogradi dhe Prishtina? Një gabim serioz apo lapsus? Emri zyrtar i saj është Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk do ta përdorte qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem jepni sqarime sa më parë”, shkruan Rama.

Në reagimin e OKB një ditë më parë për takimin në Ohër mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, thuhet se: “Sekretari i Përgjithshëm mirëpret lajmërimin e BE për marrëveshjen nga palët në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Tani është e rëndësishme që të dyja palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në marrëveshje. Kombet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që rrjedhin nga dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE”.

Kujtojmë se Kosova nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

/e.d

Next Post
Stuhi rrufesh dhe gjurmë yjesh! NASA publikoi imazhe të rralla nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Stuhi rrufesh dhe gjurmë yjesh! NASA publikoi imazhe të rralla nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In