Trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk e ka ftuar në skuadër Karim Benzema pas skandalit për shantazh ndaj Mathieu Valbuena.
Karim Benzema është lënë jashtë skuadre së Francës për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Anglisë.
Selektori i Francës, Didier Deschamps ka thënë se sulmuesi i Real Madridit nuk është ftuar në ekip pasi është i lënduar.
“Karim është i plagosur dhe për këtë arsye nuk është në skuadër. Lidhur me ngjarjet e fundit, unë nuk i di të gjitha detajet e rastit, por drejtësia do të bëjë punën e saj”-ka deklaruar Deschamps.
Benzema është arrestuar të mërkurën nga policia e Francës lidhje me dyshimet se ishte i përfshirë në përpjekjet për shantazhin ndaj lojtarit të Lyonit, Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual.
Kurse, sipas “Sky Sports” sulmuesi i Real Madridit ka pranuar fajin, dhe tashmë ai rrezikon të dënohet me 5 ose 7 vite burg.