• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Benzema mbron kolegun e vet: “Ronaldo nuk është egoist”

by Java News
08/06/2017 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fituesi i “Topit të Artë” pason gjithmonë në kohën e duhur, thotë Benzema, i cili lavdëroi edhe Zinedine Zidanen. Sulmuesi francez, Karim Benzema, insiston se shoku i tij i skuadrës në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, nuk është lojtar egoist, pavarësisht dëshirës së madhe për të shënuar në çdo kohë.

Portugezi shihet si favorit për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2017, i cili ka shënuar 42 gola në 46 paraqitje, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligan e Ligën e Kampionëve, derisa Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube fituan vitin e kaluar.

CR7 është kritikuar shpesh se ai gjithmonë kujdeset vetëm për statistika individuale në krahasim me Leo Messin, që e mbylli sezonin me 19 asistime, shtatë më shumë se Ronaldo.

Por është Benzema ai që i ka dalë në ndihmë 32 vjeçarit, që shënoi dy gola në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit ditë më parë. “Kur dëgjoj emrin e tim, nuk di çfarë të them, e admiroj shumë”, tha ai për AS. “Ai është person i jashtëzakonshëm. E kuptojmë njëri tjetrin shumë mirë në fushë. Ai e kërkon gjithmonë topin dhe për këtë vrapon shumë”, shtoi Benzi.

“Nuk është egoist, por kur ka topin, gjithmonë dëshiron të shënojë. Dhe natyrisht, ai më pason mua të shënoj”, shtoi Benzema.

Sulmuesi francez lavdëroi edhe trajnerin, Zinedine Zidane, i cili u bë i pari në histori të futbollit që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë me radhë.

“Ai është i kompletuar dhe trajner shumë profesional”, tha Benzema. “Të gjithë e admirojnë për vendimet që merr në momentet më vendimtare. Zidane është më shumë i emocionuar në stërvitje se sa lojtarët. E kuptojmë njëri tjetrin shumë mirë”, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Publikohen momentet kur sulmohet Parlamenti Iranian

VIDEO/ Publikohen momentet kur sulmohet Parlamenti Iranian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

Bojkoti i Parlamentit nga PD, Balla: Nesër pr/rezolutë kundër Iranit. Kush mungon, s’ia do të mirën Shqipërisë

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In