Karim Benzema e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Reali i Madridit, raportojnë mediat spanjolle.
Sulmuesi francez, i cili shpeshherë është vërshëllyer nga tifozët madrilen, ka bërë një super-paraqitje në sfidën e kthimit te gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
“Reali është klubi më i mirë në botë dhe luaj për të. Është një ekip i madh me talente të mëdhenj e më një mentalitet të fituesit”, tha Benzema për meidat iberike.
“Unë dua të qëndrojë këtu”, shtoi ai./a.m.