• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Benza’ të tipit të fundit dhe ‘Range Rover’… Kush janë njerëzit e Berishës, që futën makina luksoze ‘pa doganë’

by A R
20/01/2022 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Dokumentet e siguruara nga Raport Tv tregojnë se deputetët e rreshtuar në krah të Sali Berishës, në luftën e tij për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike dhe për të detyruar amerikanët t’i heqin damkën si i korruptuar, kanë futur makina luksoze në pikat kufitare, pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Shmangia e detyrimit doganor nuk është një veprimtari e paligjshme, pasi neni 17 i ligjit për statusin e deputetit parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet.

Por, ajo që bie në sy është fakti se që të gjithë deputetët e kanë shfrytëzuar këtë privilegj për të sjellë makina të shtrenjta nga Gjermania, Zvicra, Italia, Suedia, Anglia, Serbia, Bullgaria, Franca, SHBA, Kanada etj. Befasues është rasti i Belind Këlliçit, i cili sapo është bërë deputet, ka shfrytëzuar këtë privilegj, duke blerë një makinë BMW x5 në Kanada, ku është përjashtuar nga TVSH-ja me vlerë rreth 3.9 mijë USD. Krahas luftës në krah të Berishës, Këlliçi duket se ka menduar edhe për ta shfrytëzuar statusin e deputetit.

Po gjatë vitit 2021, ka blerë një makinë në Gjermani edhe deputeti Agron Duka. Makina tip Mercedes Benz është prodhuar pikërisht në vitin 2021, ndërsa vlera e TVSH-së së falur është 3 275 595 lekë. Në vitin 2018, deputeti Edmond Spaho, rezulton se ka futur në të njëjtën formë një makinë të re Opel Corsa, nga Gjermania, prodhim i vitit 2018. Më herët, Spaho ka blerë edhe një makinë tjetër në Gjermani, tip Mercedes Benz S400 hybrid, për 10 mijë euro.

Flamur Noka, përfaqësuesi më i zjarrtë i foltores, ka blerë në Gjermani një makinë ‘BMw’ me vlerë 40 mijë euro, gjatë mandatit 2013-2017, duke u përjashtuar nga TVSH-ja me vlerë 1 123 482 lekë. Mbështetësi tjetër i flaktë i ‘Foltores’, deputeti Edi Paloka, të cili Berisha i besoi edhe firmat e famshme të delegatëve, ka blerë një makinë në Gjermani me vlerë 28 616 euro, duke shfrytëzuar gjithashtu privilegjin e përjashtimit nga detyrimi doganor.

Deputeti Oerd Bylykbashi ka blerë një Mercedes Benz, importuar nga Gjermania, me vlerë 23 mijë euro. Ky privilegj është shfrytëzuar edhe nga ish deputetët Gent Strazimiri, Genc Pollo, Arben Imami dhe sidomos Astrit Veliaj, i cili ka blerë dy makinë me vlerë 111 mijë euro  dhe 12 mijë euro.

Deputetët pranë Berishës që futën makinat pa doganë

Belind Këlliçi, makinë BMW x5 me nafte, e vitit 2017, importuar nga Kanadaja, vlera e TVSH së përjashtuar 397 219 lekë, viti 2021.

Agron Duka, makinë Mercedes Benz s500 4matic kubik 2999 cc, vit prodhimi 2021, hybrid+benzine, importuar nga Gjermania, vlera e TVSH së përjashtuar 3 275 595 lekë.

Luçiano Boçi, makinë e përdorur Range Rover Sport, vitit 2015. 2993CC, naftë, importuar nga Gjermania në vitin 2021, TVSH-ja e përjashtuar 371 948 lekë.

Edmond Spaho, makinë të re, Opel Corsa, e viti 2018, benzinë, importuar nga Gjermania në vitin 2018, TVSH-ja e përjashtuar 285 958 lekë.

Flamur Noka, makinë ‘BMW 7L’, me vlerë 40 mijë euro, importuar nga Gjermania gjatë mandatit 2013-2017, TVSH-ja e përjashtuar 1 123 482 lekë.

Edi Paloka, makinë (e përdorur)  Mercedes Benz 220, vit prodhimi 2015, importuar nga Gjermania gjatë mandatit 2013-2017, me vlerë 28 616 euro.

Agron Duka, makinë Mercedes Benz GLK350, viti prodhimi 2009, 2987CC, naftë, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, blerë për 28 mijë euro.

Oerd Bylykbashi, makinë të përdorur Mercedes Benz 350CDI 4MATIC, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, blerë për 23 mijë euro.

Astrit Veliaj (ish deputet i PD-së), makinë Land Rover LG, e re, viti prodhimi 2017, sjellë nga Gjermania në vitin 2017, TVSH-ja e përjashtuar 2 997 665 lekë, blerë për 111 mijë euro. Benz R350, vit prodhimi 2007, sjellë nga SHBA, blerë për 12 mijë euro.

Genc Pollo (ish deputet i PD-së), makinë të re Ford Kuga Trend, vit prodhimi 2013, 1997 CC, naftë, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, me vlerë 22 mijë euro.

Gent Strazimi (ish deputet i PD-së), makinë të përdorur “LANCIA YPSILON”, vit prodhimi 2009, benzinë, importuar nga Zvicra, vlera e TVSH së përjashtuar 83 857 lekë.

Arben Imami (ish deputet i PD-së), makinë Volkswagen, Phaeton, vit prodhimi 2008, importuar nga Gjermania, gjatë mandatit 2013-2017, me vlerë 11 mijë euro.

/a.r

Next Post
Nga Veliaj që ndjek Tabakun, te Berisha me vetëm dy ‘shokë’… Kë ndjekin politikanët në rrjetet sociale

Nga Veliaj që ndjek Tabakun, te Berisha me vetëm dy 'shokë'... Kë ndjekin politikanët në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In