Një person është plagosur rëndë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në në autostradën Milot- Rrëshen, tek “Rreth rrotullimi i Milotit, rreth ores 16:45, ku një automjeti tip “Benz”, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është plagosur rëndë, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit, personi me inicialet A.N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.
g.kosovari