Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Dervishi” apo e njohur ndryshe si “Komuna e Parisit” në kryeqytet.
Raportohet se B. C, 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi:
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vëndngjarja.
Punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
g.kosovari