• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish

by B K
03/07/2025 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tel Avivi, Nathalie Hamou, Challenges

Historian i njohur i judaizmit mesjetar dhe sionisti i djathtë, Bension Netanyahu mund të prehet i qetë. I bindur se ekzistenca e popullit hebre vihet në pikëpyetje nga kërcënimet për shfarosje të bëra nga armiqtë e tij, ky profesor ia kishte përcjellë djalit të vet më të vogël misionin për të ndaluar Iranin të ndërtojë armë bërthamore. Të premten, më 13 qershor, rasti më në fund i erdhi në dorë. Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, i cili prej tre dekadash e ka shnëruar parandalimin e kërcënimit bërthamor iranian dhe dobësimin e boshtit shiit në gur themeli të strategjisë së tij të sigurisë, vendosi të veprojë.

Udhëheqësi i Likudit e urdhëroi aviacionin izraelit të godasë “kokën e oktapodit” i vetëm, pa asnjë garanci që Shtetet e Bashkuara do t’i bashkoheshin kësaj ofensive. Agjentët e Mossadit, të cilët kishin arritur të futnin dronë shpërthyes në territorin iranian, synuan objektiva në tokë, në koordinim me forcat ajrore të F-35. Në orët e para të operacionit “Luani i ngritur”, “Ribi” (Bibi) ishte euforik. Gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, siç raportoi Ben Caspit, autor i bestsellerit “Vitet Netanyahu”, ai foli për “fundin e epokës së luftërave”, për aderimin e Arabisë Saudite, Sirisë dhe Libanit në marrëveshjet e Abrahamit. Ai përmendi përfundimin e konfliktit në Gaza.

Një javë më vonë, Netanyahu publikoi në X një fjalim të vjetër të babait të tij, që ne moshën 100 vjeçare, përshkruante mënyrën se si Izraeli duhet të përballet me një kërcënim ekzistencial:

“Shikoni rrezikun pa u stepur, mendoni qartë se çfarë duhet bërë dhe jini të gatshëm të hyni në kaosin e luftës sepse shanset për sukses janë të arsyeshme”.

Nga data 21 deri më 22 qershor, Bibi filloi të shpresojë se e kishte fituar bastin e tij: Donald Trump e përgëzoi operacionin “Çekiçi i mesnatës”, një sulm i kryer nga bombarduesit B-2 ndaj tre bazave bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan. Pas kësaj, kreu i së djathtës izraelite mund të kthehej krenar në Murin e lutjeve në Jeruzalem, për t’i uruar jetë të gjatë popullit të tij dhe aleatit amerikan.

Momentit i tij “churchillian”

Udhëheqësi hebre, laik, 76-vjeçar, nuk do të kishte nevojë të prsste që Uashingtoni të propozonte një armëpushim me Teheranin, të martën më 24 qershor në mëngjes, për të shijuar momentin e tij “churchillian”. “Feniksi”, “magjistari”, “mbreti Bibi”… Kjo luftë dymbëdhjetë ditore i ka rishfaqur të gjitha lavdërimet që janë thënë gjatë kohëve për kampionin e mbijetesës politike në Izrael, i cili në total ka ushtruar funksionin e kryeministrit për më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet dhe ka thyer rekordin e qëndrimit në pushtet të mbajtur nga David Ben Gurion.

Bibi, që konsiderohej politikisht i “vdekur” më 7 tetor 2023, po luan sërish skenarin e rikthimit të përjetshëm.

Tashmë duket se janë harruar telashet e lidhura me urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime të pretenduara lufte në Gaza; po ashtu edhe mundimet që i shkakton aleanca e tij me partitë ultra-ortodokse dhe krahun mesianik, kërkesat e të cilëve kërcënojnë ta shpërbëjnë koalicionin e tij; aq më tepër edhe protestat që nuk reshtin prej disa muajsh; apo peripecitë e procesit gjyqësor për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin.

Donald Trump ka kërkuar anulimin e procesit ndaj tij në dy raste: “Lëreni Bibi-n, ai ka një punë të madhe për të bërë,” – postoi ai më 28 qershor në rrjetin e vet Truth Social, duke iu referuar vështirësive gjyqësore të Benyamin Netanyahut.

Ky i fundit “po negocion një marrëveshje me Hamasin, që do të përfshijë lirimin e pengjeve. Si është e mundur që Kryeministri i Izraelit të detyrohet të qëndrojë në një sallë gjyqi gjatë gjithë ditës, për asgjë?”, shtoi ai.

Një ndërhyrje e paprecedentë e një presidenti amerikan në procedurat gjyqësore të një aleati demokratik të huaj.

Por në Jeruzalem, gjyqtarët nuk tronditen nga kjo ata vazhdojnë ta marrin në pyetje Netanyahun i cili u paraqit në gjyq i shoqëruar nga shefi i spiunazhit të brendëshëm dhe nga ai i Mosadit.

Preokupimi i tij më i madh

Por qershia mbi torte eshte rritja e kryeministrit në sondazhe. nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe jo në ditën e rregullt në nëntor 2026 Partia e tij Likud do të fitonte katër deputetë më shumë. Natyrisht kjo është sërish larg arritjes së një mazhorancë të plotë. Partitë e koalicionit aktuar kanë vetëm 49 vende në një parlament me 120 vetë, kundrejt 71 për opozitën (së bashku me partitë arabe).

Për Benyamin Netanyahun, më e rëndësishmja është diku tjetër.

“Shqetësimi i tij më i madh mbetet të dijë se çfarë gjurme do të lërë në histori,” thekson analisti politik Aviv Bushinsky, i cili ishte shef i kabinetit të tij midis viteve 2003 dhe 2004.

“Emri i Begin lidhet me paqen me Egjiptin. Ai i Rabinit me marrëveshjet e Oslos dhe paqen me Jordaninë. Ndërsa Bibi, edhe pse kontribuoi në shpëtimin e ekonomisë izraelite, mbrojti marrëveshjet e Abrahamit, nuk ka lënë ende një trashëgimi të qartë.”

Operacioni spektakolar “Luani i ngritur” (Rising Lion), i paraprirë muajt e fundit nga goditjet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut, mund ta ndryshojë këtë. Veçanërisht nëse Kryeministri izraelit arrin t’i japë fund konfliktit në Gaza dhe të përmbyllë një marrëveshje për të kthyer në shtëpi 50 pengjet (pjesa më e madhe e të cilëve besohet se janë ende gjallë). Vetëm kjo do të ishte mënyra për të mbyllur kapitullin e masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Dështimi i tij i hidhur

“Ky ishte momenti më i tmerrshëm në historinë e Izraelit dhe kjo, nën mbikëqyrjen e Zotit Siguri. Nuk ishte një skandal; ishte arsyeja e tij për të ekzistuar. Sot, pas rënies së Hezbollahut në Liban, të Assadit në Siri dhe shkatërrimit të programit bërthamor iranian, 7 tetori i ngjan më shumë Pearl Harbor-it: një dështim i rëndë që mund të përfundojë disa kohë më pas me një fitore totale”, vlerëson gazetari i djathtë Amit Segal.

“Pas pesëdhjetë vitesh, besoj se historia do ta shohë 7 tetorin në kontekstin e luftës izraelito-iraniane.”

Mbetet për t’u parë nëse izraelitët do të mund të falin Benyamin Netanyahun për katastrofën më të madhe të popullit hebre që nga Holokausti, në të cilën 1.200 civilë u vranë ditën e 7 tetorit dhe 880 ushtarë humbën jetën që nga fillimi i luftës.

“Zgjedhjet e ardhshme do të sillen rreth kësaj çështjeje,” thekson Barak Seri, ish-këshilltar komunikimi i ish-kryeministrit.

Rivalët dhe mbështetësit e tij

Nëse sondazhet janë të favorshme për të, Benyamin Netanyahu mund të shqyrtojë zgjedhje të parakohshme. Por për këtë, ai duhet të kthejë pengjet, të mbyllë luftën dhe të rrezikojë të humbasë mbështetjen e ministrave të tij ultranacionalistë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir. Ndërkohë, rivalët e tij politikë janë në pritje, si ish-kryeministri Naftali Bennett, i cili përsëriti para disa ditësh se Netanyahu duhet të largohet.

Ndërsa Donald Trump, i paduruar për të vënë në veprim planin e tij të paqes, e pret gjithashtu. Banori i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë në qershor një miratim paraprak për një marrëveshje historike që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, në këmbim të disa lehtësimeve për Gazën dhe një zgjerimi të aksesit të palestinezëve në hapësirat fetare në Jeruzalem.

Në të njëjtën kohë, disa opsione janë duke u shqyrtuar për të përmbushur nevojën saudite për një “perspektivë palestineze”. Një çështje që Benyamin Netanyahu ka vazhduar ta anashkalojë.

“Për konfliktin izraelito-palestinez, ai është plotësisht i bllokuar dhe kundërshton çdo lëshim,” vlerëson Marc Lefèvre, ekspert për sigurinë bërthamore dhe bashkëthemelues i lëvizjes “Paqja tani”.

“Ai nuk ndihmohet nga palestinezët, të cilët janë të paaftë të paraqesin propozime konkrete dhe qetësuese.”

Por nën presionin e Trumpit, “mbrojtësi i Izraelit” mund të detyrohet të shpikë veten nga e para.

Next Post
Tirana rekord për kredi, Vlora më pak kërkesë për financim nga bankat

Tirana rekord për kredi, Vlora më pak kërkesë për financim nga bankat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In