• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bëni siç themi ne, mos bëni siç bëjmë ne!

by Java News
21/12/2015 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Telha

Kjo është një shprehje që ne e hasim gjerësisht në të përditshmen tonë për të interpretuar situata ku individë të caktuar ndryshe propogandojnë e ndryshe veprojnë. Në Shqipërnë tonë shpesh ndeshemi me politikanë apo ligjvënës të cilëve u shkon përshtat më së shumti ky përcaktim.

“Bombardohemi” çdo ditë me teza moraliste të luftës kundër korrupsionit, informalitetit, krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, e si përfundim na serviret korrupsion i shtuar, mosrealizime të ardhurash nga tatimet e doganat, aferra korruptive marramendëse qindra miliona euroshe, sasi lëndësh narkotike masive të kapura brenda dhe jashtë kufijve tanë, e ç’është më e rëndësishmja, statistika gjithnjë e në rritje të papunësisë, varfërisë dhe represionit të ushtruar mbi qytetarët e thjeshtë.

Parlamentarizmi dhe përfaqësimi publik janë në krizë të thellë identitare. Pas 25 vitesh pluralizëm, me ndërhyrjen dhe vullnetin e paepur të ndërkombëtarëve, Parlamentit dhe administratës i nevojitet të dekriminalizohet. Këto janë hapa mbrapa, që dëshmojnë keqadministrim të shtetit shqiptar, ku janë rrënjosur damarët e fortë të komunizmit dhe padrejtësive që nuk po lejojnë frymëmarrje të pastër për ne. Merremi gjithë kohën me pasojën e jo me shkakun. Përshëndesim nismën për dekriminalizim dhe nuk arrijmë të evidentojmë dhe të veshim me përgjegjësi kriminalizuesit, pikërishisht ata që mbajnë autorësinë e gjithë kësaj katrahure.

Është fatale që çdo përfaqësues i Parlamentit dënon aktet barbare, kriminale, çnjerëzore e vrastare të komunizmit dhe kur serviret një nismë për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare nga dy ish studentë të dhjetorit 1990, nuk e votojnë.

Atëhere për çfarë flasim?! Që në 25 vjet  nuk e kemi pastruar dot sadopak farën e keqe që mbolli ai sistem?! Apo më keq akoma, që një pjesë të tyre i kemi akoma në nivelet më të larta drejtuese?!

Dekorohen xhelatët e komunizmit, pikërisht në kulmin e “antikomunizmit” të shprehur vetëm me fjalë ndërkohë që forca reale e veprimit nëpërmjet kartonit në parlament venitet, ekzaktësisht kur duhet të jetë më potente dhe agresive se kurrë. Gjakpirësit e shqiptarëve në diktaturë, prej vitesh të tëra përfitojnë financiarisht pagesa të konsiderueshme nga taksat e pasardhësve të të persekutuarve. Kjo është tragjike.

Ndërsa flasin pa rreshtur, kur kanë mundësinë të ushtrojnë fuqinë e përfaqësimit të vullnetit të mijëra shqiptarëve, refuzojnë të mbështesin nismën e kolegëve të tyre deputetë.

Dekomunistizimi, po aq sa dekriminalizimi, vijnë sot si emergjencë kombëtare në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm social, ekonomik, kulturor për vendin tonë. Reduktimi i farës së keqe që ka mbjellë ai sistem i shërben çdo qytetari të lirë, për tu ndjerë i vlerësuar të paktën tani 25 pas kapitullimit të atij regjimi dashakeqës. Nuk mund dhe nuk duhet të vazhdohet më me privilegjimin e persekutorëve të atij sistemi famëkeq, që ka mbjelle terror pa kufi e që vazhdon të favorizohet akoma.

At Zef Pllumi dhe të gjithë vuajtësit e tjerë të komunizmit, u vranë përsëri me dekorimin e xhelatit të tyre tani së fundmi. Për këtë situatë pati vetëm akuza dhe kundërakuza proceduriale të cilat nuk e ndryshuan thelbin e problemit. E pikërisht ky thelb nuk është aq sipërfaqësor sa duket e interpretohet, por është i rrënjosur thelle në formimin e shumë pasardhesve të komunizmit.

Do ishte mirë që dekomunistizimi të shndërrohej në shtysë për një aksion të gjerë social e politik sepse nevoja për pastrimin e shoqërisë nga mbetje të tilla po shtohet dita ditës. Nismat ligjore e jo vetëm, duhet të gëzojnë mbeshtetje të çdo hallke institucionale së pari, e sigurisht mbështetje nga opinion i gjerë publik, në mënyrë që mos ngelemi vetëm në kontekstin e fjalëve, por të shkojmë në të njëjtin drejtim edhe me veprimet konkrete.

Shprehja e popullit “Bëni siç themi ne, mos bëni siç bëjmë ne” nuk duhet të gjejë kurrësesi fushë veprimi në Parlamentin shqiptar. Aty duhet të burojë frymëzimi për punë të mira që i japin “shëndet” shoqërisë.

 

Next Post

Drogë në Qafë-Botë, arrestohet 48-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com