Shkodra do të jetë qyteti evropian i sportit për vitin 2025. Lajmin e ka dhënë këtë të diel Kryetari i Bashkisë Benet Beci.
Beci foli para qytetarëve shkodranë, i pranishëm në mbylljen eventit “Fists of fire”, që e ka shndërruar pallatin në një ring boksi, për një natë të madhe sportive.
Dy ish kampionë bote në boks kanë qenë të ftuar, ndërkohë që në ringun e ngritur në pallatin e sportit të Shkodrës kanë garuar sportistët shkodranë të cilët arritur edhe rezultatet e tyre pozitive përballë pretendentëve për tituj kampion.
Tete ndeshjet e kësaj mbrëmje kane dhuruar shume emocione. Boksierët shkodranë kanë fituar ndaj rivalëve të huaj, ndërsa Nelson Hysa ka mbrojtur titullin “ËBF Intercontinental” duke triumfuar ndaj Lukas Ndafoluma.