• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bënë akuza të tmerrshme ndaj meje”/ Rrëfehet Sara Mila: Askush nuk pyeti, Sara a je mirë? Familja është lënduar shumë!

by Os De
08/10/2025 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sara Mila, deputetja e re e Partisë Socialiste, ishte sot e ftuar në Radio Tirana 1. 

Më e votuara në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, Mila tregoi se është përgjegjësi të përfaqësosh rreth 20 mijë qytetarët që e kanë votuar.  

“Në fillim ishte shumë qejf, por sot është shumë e frikshme. Këtë rrugëtim e kam pasur sa të bukur, aq dhe jo të lehtë. Jam e veshur me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shumë herë kam dilemat e mia nëse do arrij që ta justifikoj këtë simpati të madhe që ndodhi si një ortek. Nisi ngadalë dhe filloi të merrte shumë mbështetje nga njerëz që përqafonin kandidaturën time.” 

Deputetja 30-vjeçare ka nisur nga puna, pasi nuk ka kohë për të humbur. “Unë e di që shumica e atyre që më votuan ndienin se kishin humbur mjaft kohë dhe unë nuk dua që ata të jenë sërish me ndjesinë e pritjes. Dua që të shohin një përfaqësim të mirë.” 

Mila vëren një ndryshim të madh mes Tiranës dhe Elbasanit, gjë që i ka bërë gjithmonë shumë përshtypje. “Kam arritur të kuptoj që më shumë se mundësitë dhe akseset e munguara, është një lloj qasjeje demotivuese sidomos te gjenerata e re, e cila ka rënë në një përgjumje. Përfaqësimi im vlen edhe në këtë aspekt. Ata ndjejnë se kanë një zë, një shpresë se mund t’ja dalin për aq kohë sa Sara 30 vjeç po ja del në një fushë që ajo do.” 

Sipas Milës, ndryshimi mund të vijë përmes një lobimi të mirë në qeverinë shqiptare. “Jam e trishtuar ta them, por nuk mendoj se përfaqësuesit e Elbasanit kanë qenë lobuesit më të mirë të projekteve apo mundësive më të mira për qarkun. Në parlament ekziston një garë mes qarqeve për të përthithur projektet dhe investimet më të mira dhe mendoj se në këtë aspekt qarku i Elbasanit ka qenë i përgjumur. Kjo përgjumje ka sjellë dhe një largim të dëshirës dhe shpresës sidomos tek ajo që është pjesa aktive e shoqërisë. Patjetër që ka disa projekte konkrete siç është rivitalizimi i Kalasë, “Tumo Center 2” do të vijë në Elbasan apo edhe ‘Auto-moto Parku’, gara e Formula Uno-s që presim në 2030-ën të kemi garën e parë zyrtare në qarkun e Elbasanit.” 

Rrugëtimin në fushatën elektorale, por dhe momentin pas fitores, Mila i kujton si ditët më të tmerrshme, kur emri i saj lakohej në çdo studio televizive. “Shikoja sesi lajmet e rreme shiteshin si të vërteta ditën për diell dhe unë nuk kisha një mundësi për të vërtetuar të kundërtën. Ishte një akuzë përballë meje dhe unë nuk kisha mundësi reale të justifikoja veten, sepse do dukesha edhe më keq, pasi disa njerëz e kishin mbushur mendjen top që ashtu ishte.” 

Por ajo që e ka vrarë më shumë është mungesa e ndjeshmërisë njerëzore. “Në telefonin tim kam pasur shumë mesazhe dhe ftesa për të reaguar por në asnjë moment nuk pata një fjali: ‘Sara a je mirë nga gjithë kjo që po ndodh? A ke nevojë që ta flasim apo të tregosh një aspekt tjetër të vetes?’ Nuk e gjeta njerëzoren! Kjo më bëri të ndihem akoma më keq!” 

Në ditën e parë të Parlamentit të ri, Sara Mila i përcolli mesazh kritikëve duke veshur një shall ku kishte stampuar të gjitha akuzat ndaj saj. “Me kohën kuptova që tangon, të cilën nisi opozita dhe e vazhdoi media, duhet ta luaja dhe unë. Në të kundërt do të strukesha në atë cepin që nuk jam strukur kurrë. Shalli ishte si një detaj për t’i thënë të gjithëve që unë nuk është se nuk i kam dëgjuar çfarë është thënë për mua.” 

Ajo që e ka prekur më shumë nga e gjithë kjo tymnajë thashethemesh dhe kritikash është cenimi i familjes.  

”Familja ime nuk ka pasur kurrë një qasje publike dhe aq më pak politike. Janë marrë gjithë jetën me sipërmarrje private dhe nuk e kanë parë politikën instrument miqësor dhe aleat, por si një rregullator të të përditshmes së tyre. Papritur dhe pa kuptuar u ballafaquan me mediet, që jo vetëm nuk i kursyen, por i vunë përpara një gjyqi publik. Unë e di që shumica prej tyre nuk e kanë me Sarën dhe familjen e saj, por me veten e tyre. Prekja e familjes dhe vënia e tyre me shpatulla pas murit për gjëra që nuk kishin lidhje fare me ta, më lëndoi. Dhe ata janë lënduar shumë.” 

 

Next Post
Evi Kokalari akuza ndaj Berishës: Vrasja e gjyqtarit Kalaja bie direkt mbi ty dhe ligjin 7501. Djali yt po ndërton..

Evi Kokalari akuza ndaj Berishës: Vrasja e gjyqtarit Kalaja bie direkt mbi ty dhe ligjin 7501. Djali yt po ndërton..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In